I vetmi “finish” I humbur I Agim Tafilit

0

Trupi I pajetë I Agim Tafilit ka mbërritur paraditen e djeshme në Shkodër nga Greqia. Në qytetin e tij hidhërimi ka qenë I madh tek të gjithë. Në moshën 52 vjeçare ai la në mes shumë ëndërra. Ai vdiq me ëndërrën e madhe ta shihte djalin e tij duke luajtur me Vllazninë. Alsidi ka qenë ëndërra e madhe e kampionit të biçikletës. E bëri futbollist, deshi ta shihte një ditë duke luajtur me Vllazninë por nuk ia arriti dhe me siguri me këtë brengë do të ketë mbyllur sytë.

Brahim Syka: Kam humbur Agim Tafilin- vëllanë tim!

0

Brahim Sykja, Hilmi Lala, Sabaudin Hoxha e Leonard Kola, kanë udhëtuar gjithë natën nga Shkodra për në Kakavijë për të pritur mikun, kolegun dhe shokun e tyre- Agim Tafilin që vinte nga Greqia tashmë jo në biçikletë por për fat të keq në arkivol. Hidhërimi tek ata duket qartë. Kanë humbur legjendën e sportit, që ata e kishin shok dhe ndjejnë një boshllëk jo të vogël.  Brahim Sykja, njeriu që ka pedaluar vite e vite të tëra përkrah tij duke formuar treshen e famshme shkodrane edhe me Sytki Tafilin, thotë se ka humbur jo kolegun por vëllanë e tij.

Intervista e fundit e Agim Tafilit

0

Kjo është intervista e fundit që kollosi Agim Tafili ka dhënë për një media shqiptare, pikërisht për gazetat "Intervista" dhe "Emigranti". Ka ndodhur në vitin 2007. Agimi nuk kishte shumë dëshirë të fliste për veten, nuk kishte dëshirë "të shiste mend" për çka ka arritur në karrierën e tij. Ka dashur të mbeste gjithnjë ai modesti i zakonshëm dhe për rrjedhojë, ia vlen ta lexojmë se gati 5 vjet më parë ky kampion duke folur mbi jetën e tij mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndahet nga jeta gazetari Lec Zadeja

0
Në moshën 82 vjeçare është ndarë nga jeta gazetari i njohur Lec Zadeja. Ai ka shkruar dhe punuar për vite të tëra me Radio Shkodrën por edhe organe të tjera të shtypit duke qenë një pasionant i madh i...

Ndahet nga jeta ish-mundësi Marash Pali

0

Ndahet nga jeta në moshën 67 vjeçare ish-mundësi i njohur shqiptar Marash Pali. Ai që në 10 vitet e karrierës së tij numëron disa suksese. I lindur në vitin 1944 në qytetin e Pukës që heret nis të merret me sport. Aktivizohet me sportin e mundjes dhe shumë shpejt kalon me skuadrën e Partizanit. Pali gjatë viteve 60-70 kur ka garuar në Kampionatet e mundjes do të lintë edhe ai një shenjë pozitive në historinë e këtij sporti.

Ndahet nga jeta ish-futbollisti I Vllaznisë Bep Çefa

0

Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ish-futbollisti I Vllaznisë së viteve ’60 Bep Çefa. Ai është përcjellë sot për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij por nuk kanë munguar edhe njerëzit e sportit me të cilët ai ka kaluar shumë vite.

Pesë ish-sportistë dekorohen nga presidenti Topi

0

Mbrëmjen e së shtunës në Shkodër është zhvilluar një ceremoni shumë interesante për nderimin dhe dekorimin e 8 figurave të njohura të sportit dhe artit shkodran. Ka qenë presidenti I Republikës, z. Bamir Topi ai që ka dekoruar këto personalitete ndër të cilët pesë kanë qenë të fushës së sportit dhe pikërisht ata të futbollit, Sabah Bizi e Paulin Ndoja, I basketbollit Petrit Osmani, I boksit Zef Gjoni dhe I mundjes Dedë Bregu.

6 Mjeshtra shkodranë nderohen nesër nga presidenti Topi

0

Pasditen e nesërme në orën 18.00 në sallën e hotel “Colosseu” do të zhvillohet një ceremoni shumë e rëndësishme për nderimin e disa prej figurave më të njohura të sportit shkodran. Do jetë pikërisht presidenti i Republikës, z. Bamir Topi ai që do të dekorojë 6 figura të njohura sportive të qytetit tonë dhe emrat janë të gjithë të bujshëm. Duke filluar nga i madhi i futbollit Sabah Bizi, portieri i mirënjohur Paulin Ndoja, futbollisti tjetër Lin Shllaku, trajneri i boksit Zef Gjoni, ai i basketbollit Petrit Osmani dhe i mundjes Dedë Bregu.