Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve 70’-80’ Ardian Arra. Arra nuk ka mundur t’i rezistojë dot një sëmundje të gjatë dhe si pasojë mëngjesin e sotëm na ka dhënë lamtumirën. Ai do të mbahet mend gjatë si një nga emrat më të talentuar të Vllaznisë së fundviteve ’70 dhe fillimit të viteve ’80.

Një mesfushor me cilësi të shkëlqyera duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës shkodrane në këto vite. Ardian Arra gjatë viteve të aktivizimit me Vllazninë ka arritur të fitojë disa tituj kampion dhe Kupa Republike duke qenë gjithnjë një lojtar stabël formacioni. Pas lënies së futbollt, ai ka punuar për vite me rradhë si trajner moshash duke qenë shumë aktiv deri pak ditë para vdekjes. Me vdekjen e Ardian Arrës futbolli shkodran ka humbur kështu një nga emrat më të shquar të historisë së tij e po ashtu edhe futbolli shqiptar nuk do ketë më në rradhët e tij, një emër të shquar. Ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11.00. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!