Din Zhega

0

Opinion nga BESNIK DIZDARI


Vetvetiu lamtumira e parakohshme këso jete e një sportisti të madh si Din Zhega, të shtyn te përmbledhja e biografisë së jetës së tij. E, të shtyn edhe te diçka tjetër: te portreti njerëzor i tij, që natyrisht nuk mund të ndahet prej gjithçka tjetër të jetës së tij të pasur në shërbim të sportit kombëtar.

Sabah Bizi: Humbja e Din Zhegës e madhe për të gjithë ne

0

“Ndjehem I shokuar nga lajmi që mora vesh. Më vjen keq që më është larguar nga jeta një pjesë e saj. Din Zhega ka qenë një nga shokët e mi më të mirë. Shkodra dhe Shqipëria ka humbur jo vetëm një nga lojtarët më brilant të saj, por edhe një nga drejtuesit më të mirë të saj. Ndjej dy herë më shumë keqardhje pasi jo më larg por dje e kishim në gojë Din Zhegën me një nga bashkohësit tonë. Ai ishte një njeri I jashtëzakonshëm një shok I mirë jashtë fushës së blertë por edhe një figurë e këtij
sporti aq të dashur për ne.

Ndahet nga jeta Mjeshtri i futbollit shqiptar Medin Zhega

0

Sot ka ndërruar jetë Mjeshtri i Madh i futbollit shqiptar, Medin Zhega duke pikëlluar të gjithë mjedisin futbolldashës në vendin tonë, por jo vetëm. Simboli i këtij sporti dhe njeriu i mirë Din Zhega, ish-trajneri i kombëtares, ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ish-futbollisti i shquar i Vllaznisë dhe i përfaqësueses kuqezi, nuk jeton më. Zemra e njërit prej emrave të spikatur të futbollit shqiptar, i lindur në vitin 1946 në Shkodër, në vitet 60-70 një prej lojtarëve më të njohur të Vllaznisë e më pas të Dinamos, ka pushuar së rrahuri në QSUT, ku gjendej i shtruar dhe në gjendje të vështirë shëndetësore prej një viti.

Nderohen nga FSHA-ja atletët Arben Mlloja dhe Gëzim Dimnaku

0

Ditën e djeshme në Shkodër është organizuar një aktivitet shumë i bukur nga Federata Shqiptare e Atletikës dhe Klubi Shumësportësh Vllaznia. E emërtuar "Dita e Kërcimeve", ajo është shoqëruar edhe me dekorimin e dy figurave të shquara të atletikës shkodrane në vite, Arben Mllojës në garën e kërcimit së gjati dhe Gëzim Dimnakun për trehapëshin. Ata kanë marrë titullin "Nderi i Federatës" me motivacionin: "Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për kontributin e shquar në sportin e atletikës, rekordmen dhe kampion në vite, në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare". Ky ka qenë një vlerësim për këta dy figura të njohura.

Esat Zogaj, 78 vjeçari që vetëm vrapon dhe s’di të ndalet

0

Shumë njerëz të moshës së tij ndoshta mezi mbahen. Por ai vrapon, madje me kilometra të tëra çdo ditë. Vrapon jo thjesht për të mbajtur trupin në formë por edhe për që qenë më i miri i Shqipërisë mes veteranëve por edhe më miri i Ballkanit. E kemi fjalën për Esat Zogajn, 74 vjeçarin shkodran që ka një pasion të jashtëzakonshëm për vrapimin. E kemi ndjekur në një stërvitje të këtyre ditëve teksa përgatitej për një garë kombëtare që zhvillohet këtë fundjavë në Tiranë dhe ku ai pretendon të dalë i pari. Duke folur për gazetën tonë, Esati përveçse flet për moshën e tij, tregon edhe objektivat që ka.

Agim Tafili nderohet nga vendlindja me titullin “Qytetar Nderi”

0

S'kishte si të ndodhte ndryshe. Nëse Shkodra e ka marrë pak shtruar çështjen e nderimit të kësaj figure të madhe, Berdica- vendlindja e tij, do ta bëntë më shpejt. Për rrjedhojë, këshilli i Komunës Berdicë në mbledhjen e tij të fundit, ka vendosur për t'i dhënë titullin e lartë "Qytetar Nderi" Agim Tafilit (pas vdekjes). Pikërisht për kontributin e tij të madh në sport, për lartësimin e emrit të Berdicës dhe për shumë merita të tjera. Ceremonia për dhënien e këtij titulli është zhvilluar ditën e djeshme në ambjentet e komunës. Kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni përveç drejtuesve të Komunës, edhe drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ish-kolegë të Tafilit, familjarë miq e të ftuar të tjerë.

Panajot Pano- “mbreti i futbollit shqiptar”, që nuk vdes kurrë

0

Nga Mejdan ZHIVANI

Ka tre vjet që është ndarë nga jeta legjenda apo “mbreti” i futbollit shqiptar, si të doni quajeni, Panajot Pano, e pikërisht sot ai ka ditëlindjen, që nëse do të ishte fizikisht mes nesh, do të festonte 74-vjetorin e lindjes, pasi pikërisht sot është ditëlindja e tij. Por në fakt duket se “mbreti” Pano është ndarë vetëm fizikisht nga kjo botë, pasi ai vazhdon të mbetet i gjallë në zemrat dhe mendjet e gjithë shqiptarëve, të të gjithë sportdashëve, njerëzve të thjeshtë, bashkëkohës të tij, njerëzve të medias, e të kujtdo tjetër që ka arritur ta shohë nga afër të luajë futboll këtë gjeni, apo kushdo që e ka parë përmes televizionit apo ka dëgjuar dhe lexuar për të. “Nderi i Kombit”, i ndjeri Panajot Pano, realisht ka tre vet, që është ndarë nga jeta, por ai përkujtohet dhe nderohet çdo vit, me organizimin e një kupe me emrin e tij, e cila tashmë është kthyer në një aktivitet të përvitshëm, e do të vazhdojë kështu dhe në të ardhmen.

Tonin Dema: Ndjehem krenar që kam kontribuar për mundjen shkodrane

0
Speciale nga Gjergj KOLA Shumëkush që e njeh pas viteve '90, ndoshta e mban mend vetëm si trajner boksi. Tonin Dema, vërtetë ka kontribuar për rreth 7 vjet si trajner i ekipit të boksit të Vllaznisë, ka qenë ndër të parët...

Nikoll Gjergji: Xhelal Juka është një legjendë e futbollit

0

Vdekja e profesor Xhelal Jukës e ka hidhëruar jo pak atë. Nikoll Gjergji ndjen një keqardhje të madhe për humbjen e trajnerit të tij. I pranishëm në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të këtij kollosi të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve '60- '70 Nikoll Gjergji, për gazetën online www.shkodrasport.com, do të shprehej: "Xhelal Juka ka qenë një legjendë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Një futbollist kampion, por mbi të gjitha një trajner i paarritshëm. Puna e tij me ekipet e moshave të Vllaznisë ka lënë gjurmë të mëdha teksa nëpër duart e tij ka kaluar një numër i madh futbollistësh të ekipit kombëtar.

Rauf Çanga: Profesor Xhelali ka qenë i veçantë

0

Në lamtumirën e fundit për Xhelal Jukën sigurisht që nuk mund të mungonin  sportistët e tij, ata që vetë i kishte përgatitur, u kishte mësuar futbollin dhe i kishte përgatitur edhe për ekipin e parë. Njëri ndër ta ishte edhe ish-futbollisti i Vllaznisë së viteve '60- '70, Rauf Çanga. Duke folur për figurën e profesor Xhelalit, siç e thërriste ai, Çanga do të shprehej: "Pa e marrë vesh lajmin që kishte vdekë profesor Xhelali, e kishim pikërisht sot në mëngjes në gojë duke biseduar për këtë njeri të rrallë, për këtë figurë të shquar të futbollit tonë. Kujtonim me shumë respekt punën që ai ka ba me shumë prej nesh, por kur mësova lajmin e vdekjes së tij, sigurisht që u ndjeva keq. Ka qenë një njeri i rrallë, shumë i devotshëm në punën që ka ba.