Gazetarët sportivë të Shkodrës organizojnë kupën “Xhelal Juka”

0

Gazetarët sportivë të Shkodrës në kuadër të punës së tyre për nderimin e figurave të shquara të sportit të këtij qyteti, do të organizojnë nesër një aktivitet shumë të bukur në nderim të Xhelal Jukës. Do bëhet kupa me emrin e tij, pikërisht me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta e kësaj figure të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Në këtë aktivitet, do ketë një ndeshje futbolli në mes gazetarëve shkodranë dhe atyre të Televizionit Publik Shqiptar që do vijnë enkas nga Tirana për të nderuar Xhelal Jukën. Ndeshja do të zhvillohet në kompleksin sportiv "Memçaj" në orën 11.00.

Dodë Tahiri, portieri i kombëtares së Shqipërisë dhe i Malit të Zi

0

Nga Prelë MILANI

Dodë Tahiri është një personalitet gjurmëlënës i botës së futbollit shqiptar, djaloshi me guxim të pa shoq dhe shpirt atdhetari, sportisti shembullor me të cilin fillon alfabeti i portjerëve të kombëtarës sonë. Njeriu që luftoi për Shqipërinë edhe në grykën e llogorit edhe në qilimin e blertë të futbollit, aty ku këndohet hymni kombëtar dhe fanella sportive ka ngjyrën e flamurit. Ai lindi në Pecaj të Dukagjinit në 27 nëntor 1918.

Qazim Dervishi, si “u shua” sportisti i gjithanshëm

0

I pari që solli basketbollin, atleti, futbollisti dhe i pari gjyqtar ndërkombëtar i futbollit në vend- Në çdo fushë të jetës historia njeh dhe përjetëson ata që i përhapën dhe që i zhvilluan për herë të parë fushat e ndryshme të shkencës, artit kulturës dhe sportit. I tillë ishte edhe Qazim Dervishi. Ky njeri ishte një talent i rrallë dhe i gjithanshëm, një mësues, edukator dhe një ushtrues i pashoq në shumë lloje sporti. Analistët dhe historianët e fushës së sportit ia njohin Qazim Dervishit meritën e sjelljes për herë të parë në Shkodër më 1929 dhe në Gjirokastër më 1946 të lojës së bukur të basketbollit.

Luigj Shala, gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s

0

Kush është gjyqtari i parë shqiptar i FIFA-s? Historianët nuk e kanë patur të vështirë ta gjejnë një gjë të tillë. Ai është një shkodran, Luigj Shala, një njeri me kontribut të madh në shumë fusha të sportit.
Luigj Shala lindi në vitin 1900 në reljevet e larta veriore të Shalës së Dukagjinit.Profesor Luigj Shala studioi në Akademinë e Edukimit Fizik në Romë, punoi mësues në disa shkolla të vëndit sëbashku me dy-tre koleg të tij  është   themelues i  Istitutit të Lartë të Kulturës Fizike të Tiranës. Ka qënë drejtues i larë i sportit shqiptar, gazetar, etnograf, futbollist, atlet, alpinist, dhe gjyqtar futbolli e boksi.Luigj Shala është  bilibili i parë shqiptarë i FIFA-as që në vitin 1937.

GASPËR SHOSHI – kampioni i parë i shahut shqiptar

0

Ka lindur në Cetinë   në vitin 1903.I ati i  i Gasprit quhej  Zef Kolë Ndoka nga Ndergjinajt e Shoshit i larguar në Mal të zi në kërkim të mundësive me të mira për jetesë. Zef Kolë Ndoka në vitin 1902 martohet me Nushën, të bijën e Kolë Simon Jubanit që shërbente në punë pranë  Konsullatës Franceze në Shkodër. Zef Kolë Ndoka pati dy djem, Gasprin dhe Pashkun, babanë e piktorit të Shquar Zef Shoshi dhe Gasprin (nënvizimi P.M)