Bekim Balaj shënon gol kundër Hajdukut të Splitit
Armando Vajushi në Serinë A. Firmos për Chievo Verona
Arrihet marrëveshja. Armando Vajushi firmos nesër me Chievon
Vajushi: Më kërkon Legia por edhe tre klube italiane
Hamdi Salihi dy gola sot për ekipin e tij izraelit

Sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare ka shënuar një dopietë në fitoren e Hapoel Ironi Akko në transfertë ndaj Hapoel Raanana, me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit izraelit.
Bomberi kombëtares shqiptare ka rezultuar deçiziv në fitoren e parë të arritur nga Hapoel Ironi Akko në këtë sezon, duke parë që pas javës së pestë kishte arritur vetëm tre barazime dhe dy humbje, një fitore që e ka shkëputur skuadrën e tij nga fundi renditjes. Ky është goli i tretë për Salihin në gjashtë javë të luajtura në Izrael.
Ndue Mujeci shpallet kampion i Letonisë me Ventspils
Ish- futbollisti i Vllaznisë dhe i Adës Ndue Mujeci sot është shpallur kampion i Letonisë me ekipin Ventspils. Ai ka qenë një nga protagonistët kryesorë të këtij ekipi në këtë sukses sepse ka luajtur në 31 nga 34 ndeshjet e tij duke dhënë një kontribut të madh edhe me golat e shënuar, plot 12. Ky natyrisht që është një sukses i madh për këtë futbollist vetëm 21 vjeçar. Në këtë mënyrë, që në sezonin e parë jashtë Shqipërisë, ai ka arritur të jetë një lojtar i rëndësishëm për kampionen e Letonisë- Ventspils. Vajushi shënon gol në fitoren e Liteksit ndaj Lokomotivës
Mesfushori shkodran Armando Vajushi rikthehet të jetë protagonist për skuadrën e tij Liteks. Ai sot ka qenë edhe autor i njërit prej golave që shënuan fitoren e saj 4-2 ndaj Lokomotivës së Sofjes. Shkodrani ka shënuar në minutën e 17-të nga pika e bardhë duke e çuar rezultatin në ato momente në shifrat 2-0. Në këtë mënyrë bjondi 22 vjeçar vazhdon ta thotë fjalën e tij në kampionatin bullgar ndërkohë që ky mund të jetë sezoni i fundit që luan aty madje nuk përjashtohet mundësia që të ikë edhe në janar për në ndonjë kampionat më të fortë. Miqësore në kujtim të Zamir Shpuzës në Gjermani

Një ndeshje mjaft interesante dhe njëkohësisht shumë domethënëse është organizuar ditën e djeshme në Gjermani. Një ndeshje në kujtim të ish- futbollistit të Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare Zamir Shpuza, i ndarë nga jeta disa muaj më parë në mënyrë krejt të papritur. Ajo është zhvilluar në Dudenhofen dhe në të kanë marrë pjesë kolegë të Zamirit, shqiptarë dhe të huaj. Bashkë me to kanë luajtur edhe dy djemtë e tij, Klinti dhe Kili, madje ato kanë qenë edhe autorë golash. Por më shumë sesa rezultati i kësaj miqësoreje, rëndësi ka kujtimi që i është bërë Tutos.
Goli i shkodranit Balaj i jep fitoren 1-0 Shqipërisë në Portugali
Një kryevepër e shkodranit Bekim Balaj i ka dhënë një fitore me shumë vlera Shqipërisë në ndeshjen e parë eliminatore ndaj Portugalisë në fushën e kësaj të fundit. Fitorja 1-0 e kuqezinjve mund të cilësohet surpriza e madhe e mbrëmjes së sotme. Balaj në minutat e para të pjesës së dytë, ka shfrytëzuar një kros të bukur të Roshit nga e djathta dhe fluturimthi e ka dërguar topin në rrjetë. Një gol që ka mjaftuar për Shqipërinë që ajo të dalë kryelarte nga Portugalia. Kjo e fundit ndërkohë është kontestuar gjatë nga tifozët e saj në fundin e ndeshjes teksa ata kanë valvitur shamitë e bardha në shenjë falimentimi të këtij ekipi që në fakt sonte luajti pa yllin e saj- Ronaldon. Hamdi Salihi realizon supergol në kampionatin izraelit
Tjetër gol dhe spektakël i një shkodrani. Tre gola në tri ndeshje, Hamdi Salihi nuk ndalet në Izrael. Sulmuesi shkodran dje ka arritur të shënojë sërish për Hapoel Ironi Akre, por këtë herë goli i tij ka mrekulluar izraelitët. Në ndeshjen kundër Makabi Haifa në shtëpi, në një stadium të tejmbushur, Salihi ka realizuar një supergol me roveshatë, ashtu siç di t’i bëjë vetëm ai. Në minutën e 38-të, pas një krosimi nga krahu i djathtë, sulmuesi shfaqet i lirë brenda zone dhe me një veprim të shkëlqyer akrobatik e dërgon topin në trekëndësh. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi që skuadra e shqiptarit të fitonte, pasi Makabi barazoi afër fundit dhe ndeshja u mbyll 1-1. 


















