17 vjeçari me origjinë nga Shkodra Marash Kumbulla firmos për Veronën

Është vetëm 17 vjeç, por ka firmosur kontratën e parë në jetën e tij si profesionist dhe do të jetë pjesë e një prej skuadrave të Serie A. Pas Hysajt, Berishës dhe Strakoshës, në sezonin e ardhshëm pjesë e elitës së futbollit italian do të jetë edhe talenti 17 vjeçar Marash Kumbulla. Ky i fundit ndonëse ka lindur në Itali, është me origjinë nga Shkodra.
Roma shfaq interes për 18 vjeçarin nga Kopliku Andrea Isufaj

Roma ka piketuar prej kohësh sulmuesin me origjinë nga Kopliku por të rritur në Itali, Andrea Isufaj i cili këtë verë u ble përfundimisht nga ana e Kievos.Isufaj shënoi plot 12 gola në 23 ndeshje për të rinjtë e Kievos, gjë e cila bindi drejtuesit e klubit të klubit nga Verona që të blejnë përfundimisht kartonin e tij, duke i besuar shumë një djaloshi që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç.
Hamdi Salihi rikthehet në Austri. Këtë herë tek Wiener Neustadt

Hamdi Salihi, ish sulmuesi i Shqipërisë, është transferuar te skuadra austriake, Wiener Neustadt
Hamdi Salihi është rikthyer përsëri në kampionatin ku ka kaluar disa nga vitet më të suksesshme të karrierës, në Austri. Por këtë radhë, sulmuesi shqiptar do të luajë në kategorinë e dytë në këtë vend, pasi ka nënshkruar me klubin e ëiener Neustadt.
Blendi Shkëmbi do Bekim Demën tek Liria e Prizrenit

Korçari Blendi Shkëmbi që siç dihet ka marrë para pak ditësh drejtimin e ekipit Liria e Prizrenit, duket se ka ndër mend të marrë me vete edhe një lojtar me të cilin ka luajtur tek Skënderbeu. Bëhet fjalë për mesfushorin shkodran Bekim Dema. Ai e mbylli sezonin me Laçin, por sipas “Sport Ekspres” do e vijojë karrierën në Superligën e Kosovës.
Mark Vata, shkodrani 15 vjeçar i Bryzh, ftesë nga kombëtarja U-17

Dita e sotme ka qenë e veçantë për futbollistin shkodran Mark Vata që jeton prej vitesh bashkë me familjen e tij në Belgjikë. Pikërisht sot, ai ka patur dy festa të mëdha. E para, ka festuar bashkë me njerëzit e tij të dashur 15 vjetorin e lindjes. Dhe e dyta, pikërisht sot, familjarët e tij janë njoftuar se Marku në fund të muajit qershor duhet të paraqitet në Shqipëri sepse është grumbulluar nga kombëtarja U-17.
Studimi: Hysaj mes 100 lojtarëve më të vlefshëm në botë
Elseid Hysaj është mes yjeve të futbollit botëror dhe si të tillë atë e klasifikon tashmë edhe CIES, Observatori i Futbollit, i cili ka bërë një përllogaritje të vlerave të futbollistëve në botë. Sipas studimit me lojtarë të cilët kalojnë vlerën e 40 milionë eurove në 5 kampionatet e mëdha të Europës, Hysaj tani mes 100 më të vlefshmëve. Futbollisti shqiptar është i 87-i në këtë liste, me një vlerë që sipas CIES kap 45,8 milionë euro. Kjo shifër bën që ai të kalojë emra të njohur të futbollit botëror, ndër të cilët mbrojtësit Alaba dhe Humels të Bajern Mynih; portierin De Gea të Mançester Junajtid; Isko, Rodriguez e Ramos të Realit; Buskets të Barcelonës apo edhe Bonuçin e Aleks Sandron e Juventusit.
Samuel Nikaj e mbyll me Flamurtarin. Kërkon një skuadër në Shqipëri
Titulli kampion i fituar me Flamurtarin e Prishtinës, nuk i ka mjaftuar trajnerit shkodran Samuel Nikaj të rinovojë kontratën me këtë ekip. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai teksa ka falenderuar të gjithë futbollistët, stafin e tij dje drejtuesit e klubit për bashkëpunimin që kanë patur për gjatë gjithë sezonit. Megjithatë Nikaj nuk ka bërë asgjë të ditur për shkaqet që çuan në këtë "divorc". Opsionet e mundshme në fakt janë dy.
Nikaj: Ende nuk e di nëse do vazhdoj të jem trajner i Flamurtarit
Samuel Nikaj arriti ta kthejë Flamurtarin në Superligë pas gjashtë viteve mungesë. Trajneri nga Shkodra ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin kuqezi, pasi sipas tij marrëveshja ishte vetëm për pranverë. Në një intervistë për GazetaOlle.com, Nikaj sqaron situatën e tij dhe kërkesa që ka për klubin. Ai kërkon një skuadër konkurruese që të luftojë për pozitat e para.
Shkodrani Gerti Lisha shpallet pasuesi më i mirë në Amerikë

Flamurtari i shkodranëve s’ndalet as në Gjakovë. Ndërpritet ndeshja
