Portieri shkodran Ervin Hallunaj 11 ndeshje pa pësuar gol në Kosovë

Samuel Nikaj, përzgjidhet si trajneri më i mirë në Kosovë

Pas përfundimit të gjysmës së parë të kampionatit të kategorisë së parë në Kosovë, gazeta "Olle" ka shpallur edhe skuadrën më të mirë të kësaj faze. Përveç 11 lojtarëve të përzgjedhur si më të mirët, ajo ka zgjedhur edhe trajnerin më të mirë. Dhe ai është shkodrani Samuel Nikaj i cili ka një kontribut të madh në sukseset e njëpasnjëshme të Flamurtarit të Prishtinës të cilin e mori në vendin e tetë dhe e shpalli "kampion të dimrit" e po ashtu e dërgoi deri në turin e katërt të Kupës së Kosovës.
Nikaj “kampion dimri” në Kosovë, Hallunaj 7 ndeshje pa gol

Flamurtari i Prishtinës i drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj, në rradhët e të cilit luajnë edhe tre futbollistë shkodranë, pasditen e sotme është kurorëzuar "kampion dimri" në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Ka ndodhur kështu pas fitores në ndeshjen ndaj ekipit të KEK-ut me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Shkëlqim Syla, gol që gjithsesi ka mjaftuar që kjo skuadër të ruante vendin e parë në renditje në gjysmën e parë të kampionatit. Flamurtari tashmë është në kuotën e 33 pikëve ndërsa ndjekësja më e afërt- Vllaznimi i Gjakovës do të luajë nesër por edhe nëse fiton, sërish diferenca me të do të jetë tre pikë.
Auron Miloti emërohet trajner i SV Feldekirchen në Austri

Ish- futbollisti i Vllaznisë Auron Miloti ka filluar të ngjisë shkallët e trajnimit. Nëse deri para pak kohësh ka drejtuar ekipin U-18 të SV Feldekirchen në Austri, prej pak ditësh ai tashmë ka marrë zyrtarisht ekipin e të rriturve të këtij klubi. Kanë qenë drejtuesit më të lartë të tij, ata që kanë marrë vendimin në fjalë nisur nga ecuria jo e mirë e ekipit. Për këtë arsye, ata kanë larguar trajnerin e mëparshëm dhe kanë emëruar në vend të tij, Milotin. Një vendim të tillë e kanë marrë duke parë punën shumë të mirë që 42 vjeçari shqiptar ka bërë me ekipin e të rinjve.
Samuel Nikaj: Tek Flamurtari jam për një projekt dyvjeçar

Një shkodran po bën gjithçka mirë në Kosovë. Samuel Nikaj që kur ka marrë drejtimin e Flamurtarit të Prishtinës, jo vetëm që nuk e njeh humbjen por edhe e ka dërguar këtë ekip në vendin e parë në renditje. Një barazim dhe shtatë fitore rresht, kjo është ecuria e "çmendur" e këtij ekipi nën drejtimin e trajnerit shkodran. Ai mori drejtimin e kësaj skuadra dy muaj më parë kur ndodhej në vendin e tetë dhe sot e ka çuar në vendin e parë. I pyetur se çfarë ka ndryshuar tek skuadra, ai do të përgjigjej: "Në aspektin taktik shumë pak gjëra. Edhe në aspektin fizik sigurisht që nuk kisha se çfarë të ndryshoja sepse kampionati ishte në vazhdim. E vetmja gjë ku unë ndërhyva ishte ajo në anën psikologjike të futbollistëve.
Nikaj dhe Flamurtari tjetër fitore dhe sërish “në tavolinë”

Flamurtari i Prishtinës nuk ka të ndalur në ecurinë e tij drejt Superligës së Kosovës. Nën drejtimin e trajnerit shkodran Samuel Nikaj ai pritet të rregjistrojë fitoren e gjashtë rradhazi. Themi pritet sepse do të jetë Komisioni Disiplinor i Federatës kosovare që do t'ia japë në tavolinë fitoren këtij ekipi ngaqë ndeshja e sotme ndaj Ballkanit, e luajtur në fushën e këtij të fundit, është ndërprerë në minutën e 35-të. Ka ndodhur kështu ngaqë tifozët vendas kanë hyrë në fushë duke bërë që të mos jetë i mundur më vazhdimi i lojës. Për këtë arsye, duket i sigurtë vendimi për dhënien e fitores 3-0 Flamutarit.
Bekim Balaj edhe dy të tjerë. Është golashënuesi më i mirë në Rusi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij. Ditën e sotme ai ka shënuar 2 gola në fitoren 2-1 me përmbysje të ekipit të tij, Terek Grozni, ndaj Zenitit të Shën Petersburgut, në takimin e vlefshëm për javën e 13 të Premier Ligës ruse. Zeniti kaloi i pari në avantazh në minutën e 10 të takimit me anë të Mak, por Balaj brenda 4 minutash, në të 34-tën dhe në të 38-n, përmbysi rezultatin i cili nuk do të ndryshonte më deri në fund. Sulmuesi kuqezi u zëvendësua në minutën e 82-të, ndërsa Roshi luajti gjatë gjithë takimit, dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të.
Samuel Nikaj, ditëlindje e festuar me fitore përmes dhunës

Trajneri shkodran Samuel Nikaj sot ka festuar 39 vjetorin e lindjes por kjo ditë do të mbetet gjatë në kujtesën e tij. Jo për dhuratat e miqve dhe familjarëve të tij. As për ndonjë suprizë tjetër të këndshme sa i takon ditëlindjes. Kjo ka qenë ditë e veçantë për të sepse në ndeshjen që ekipi i tij- Flamurtari i Prishtinës ka zhvilluar sot në Rahovec, ka parë një luftë të vërtetë. Tifozë të acaruar, dhunë masive në fushë dhe tribuna, aq sa ndeshja është ndërprerë në pjesën e dytë ngaqë tifozët vendas kanë goditur gjyqtarin e ndeshjes.
Bekim Balaj edhe dy gola të tjerë sot për Terek Grozny

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj vazhdon të shfaqet gjithnjë e më protagonist për ekipin e tij Terek Grozny në kampionatin rus.
Flamurtari i Prishtinës e treta fitore rradhazi. Shënon edhe Gjini

Skuadra e shkodranit Samuel Nikaj, Flamurtari i Prishtinës, ka arritur pasditen e sotme tjetër fitore në kampionat duke përforcuar pozitat e saj në vendin e dytë në Ligën e parë të Kosoës. Në ndeshjen e luajtur në fushën e vet, ajo ka fituar 2-0 me ekipin e Deçanit dhe ajo që duhet përmendur është se golin e dytë në këtë takim, atë që vulosi fitoren, e ka shënuar sulmuesi shkodran Jurgen Gjini. Fitorja nuk është vënë për asnjë moment në dyshim nga skuadra prishtinase që kësisoj merr edhe tre pikë të tjera që e ndihmojnë atë për të konsoliduar pozicionin aktual në renditje.