Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, po kalon një moment të shkëlqyer në karrierën e tij. Ditën e sotme ai ka shënuar 2 gola në fitoren 2-1 me përmbysje të ekipit të tij, Terek Grozni, ndaj Zenitit të Shën Petersburgut, në takimin e vlefshëm për javën e 13 të Premier Ligës ruse. Zeniti kaloi i pari në avantazh në minutën e 10 të takimit me anë të Mak, por Balaj brenda 4 minutash, në të 34-tën dhe në të 38-n, përmbysi rezultatin i cili nuk do të ndryshonte më deri në fund. Sulmuesi kuqezi u zëvendësua në minutën e 82-të, ndërsa Roshi luajti gjatë gjithë takimit, dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të.

Këto dy gola të Balajt janë një paralajmërim serioz për Izraelin, i cili do të ndeshet ndaj kombëtares shqiptare në fundjavën e ardhshme në Shkodër.Me këtë fitore, Tereku ngjitet provizorisht në vendin e 3-të në renditje me 24 pikë të grubmulluara, ndërkohë Zeniti mbetet i dyti me 28 pikë. Me këto 2 gola, Balaj ngjitet në krye të golashënuesve të kampionatit rus, duke u barazuar në kuotën e 8 të tillëve bashkë me Smolovin e Krasnodarit.

 

© shkodrasport.com