Vllaznia rikthehet sërish tek rezultatet negative. Pasditen e së dielës ajo është mundur me rezultatin 1-3 nga Kukësi në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit. Një lojë me oshilacione e kuqebluve që kanë krijuar më shumë raste shënimi këtë herë por edhe kanë gabuar shumë në mbrojtje. Si rrjedhojë e një gabimi të tillë, Pejiç i është shmangur mbulimit të dyshes së qendrës të mbrojtjes dhe përballë portierit Agoviç, e ka dërguar topin mbi të duke e dërguar në rrjetë. 1-0 në minutën e 17-të të ndeshjes. Një gol që sigurisht u jep qetësinë vendasve përballë një Vllaznie e cila duket e hutuar në fushën e lojës. Kjo do të demostrohej më vonë tek ajo me dy 11-metërshat e shkaktuar. Në të parin, atë të minutës së 38-të, portieri Agoviç ndal gjuajtjen e Pejiç por një minutë më vonë do të ishte vetë portieri malazez që do të gabonte duke shkaktuar një 11-metërsh të dytë dhe këtë herë sulmuesi kroat është i saktë duke shënuar golin e dytë personal por edhe të dytin për Kukësin.

Vllaznia çuditërish në këto momente zgjohet dhe në fundin e pjesës së parë do të shënonte me anë të kapitenit Shtubina pas një aksioni të bukur nga e djathta. Pak më vonë, një tjetër rast për të megjithatë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-1 për Kukësin. Edhe e dyta nis më e mirë për shkodranët që guxojnë në 2-3 momente madje Çinari në një rast është pranë golit të barazimit. Atë që se bëri ai, do ta bënte një shkodran tjetër. Sindrit Guri, sulmuesi që luan për Kukësin, sapo ka shkelur fushën e lojës, ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë, duke u futur bukur në mes 4 mbrojtësve të Vllaznisë. Kaq do të mjaftonte që Kukësi të siguronte fitoren dhe të kapë kreun e renditje ndërkohë që kuqeblutë tashmë duhet të shohin përpara për të korigjuar gabimet e bëra në këtë ndeshje.

© shkodrasport.com