Korçari Blendi Shkëmbi që siç dihet ka marrë para pak ditësh drejtimin e ekipit Liria e Prizrenit, duket se ka ndër mend të marrë me vete edhe një lojtar me të cilin ka luajtur tek Skënderbeu. Bëhet fjalë për mesfushorin shkodran Bekim Dema. Ai e mbylli sezonin me Laçin, por sipas “Sport Ekspres” do e vijojë karrierën në Superligën e Kosovës.

23-vjeçari është formuar si futbollist te Vllaznia, për të kaluar më pas te Skënderbeu, aty ku ka qenë shok skuadre me trajnerin aktual të Lirisë, Bledi Shkëmbin. Verën që shkoi Dema iu bashkua Kukësi, skuadër më të cilin pati pak hapësira, ashtu si edhe me Laçin në pjesën e dytë të sezonit që u mbyll. Vetëm në tri ndeshje u aktivizua me kurbinasit dhe tashmë vjen edhe ndarja mes tyre.