Sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare ka shënuar një dopietë në fitoren e Hapoel Ironi Akko në transfertë ndaj Hapoel Raanana, me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit izraelit.
Bomberi kombëtares shqiptare ka rezultuar deçiziv në fitoren e parë të arritur nga Hapoel Ironi Akko në këtë sezon, duke parë që pas javës së pestë kishte arritur vetëm tre barazime dhe dy humbje, një fitore që e ka shkëputur skuadrën e tij nga fundi renditjes. Ky është goli i tretë për Salihin në gjashtë javë të luajtura në Izrael.

Dopietë që është edhe një mesazh për trajnerin e Shqipërisë, De Biazi, që duhet të fillojë ti besojë eksperiencës së Salihit në ndeshjet e ardhshme eliminatore, duke kujtuar që në tre ndeshjet e para bomberi kuqezi nuk ka luajtur asnjë minutë. Miqësoret e luksit ndaj Francës dhe Italisë mund të jenë një mundësi e mirë për Salihin për të treguar ‘rikthimin’ e tij në ditët më të mira.