Sukaj e Vajushi në fushë por skuadrat e tyre kanë humbur sot

Dy futbollistët shkodranë, Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi kanë qenë në fushë sot për skuadrat e tyre por pa i ndihmuar ato me gola për t'i fituar ndeshjet. Sepahani i Sukajt ka luajtur në Ligën e Kampioneve të Azisë në transfertë me skuadrën e Katarit Al Gharafa. Ndeshja ka nisur mirë për iranianët që kanë shënuar madje të parët që në minutën e 14-të por pa kaluar dy minuta skuadra vendase ka barazuar. Në pjesën e dytë Sepahani ka pësuar edhe dy gola të tjerë duke humbur kësisoj 1-3. Sukaj nuk ka mundur të bëjë dot asgjë në këtë ndeshje për të ndihmuar skuadrën e tij për arritjen e një rezultati pozitiv.

Salihi 30 minuta në fushë ndaj japonezë të Vegalta por… s’ka gol

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka luajtur sot ndeshjen e dytë të tij në Ligën e Kampioneve të Azisë me ekipin Jiangsu Sainty. Përballë këtë herë ka qenë ekipi japonez Vegalta Sendai dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 0-0. Shkodrani është aktivizuar nga ana e trajnerit të skuadrës së tij në minutën e 60-të të ndeshjes me shpresë se ai do bënte diçka për t'i dhënë fitoren ekipit të tij por nuk ia ka dalë dot. Jiangsu kësisoj nuk ka arritur të marrë fitoren e parë në këtë kompeticion teksa edhe ndeshjen e parë e kishte humbur ndaj Seulit me rezultatin e thellë 1-5.

Hamdi Salihi s’ndalet. Tre ndeshje- tre gola në Kinë me Jiangsu

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk ka të ndalur me shënimin e golave në Kinë. Pas atij të shënuar në Ligën e Kampioneve të Azisë javëne e kaluar, në fundjavë ai shënoi edhe në Superkupën e Kinës duke mundur skuadrën e Marçelo Lipit dhe duke i dhënë fitoren e këtij skuadrës së tij Jiangsu Sainty. Por Salihi ka vazhduar me golat e tij. E ka bërë një gjë të tillë edhe ditën e sotme teksa në ndeshjen e javës së parë të kampionatit kinez, atë në mes Jiangsu Sainty dhe ëuhan Zall, ka shënuar në minutën e 60-të një gol shumë të bukur duke zhbllokuar rezultati që deri atëherë ishte në barazim 0-0.

Armando Vajushi zgjidhet lojtari i javës në kampionatin bullgar

Armando Vajushi shpallet futbollisti më i mirë i javës së 16-të në kampionatin bullgar. Talenti shkodran i Liteksit ka marrë 12 vota në anketën që bëhet nga mediat sportive në Bullgari. Dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj CSKA-së së Sofjes e kanë shndërruar Vajushin në heroin e Liteksit. Fitorja e skuadrës së trajnerit Hristo Stoiçkov ka qenë shumë e rëndësishme, aq më tepër në një fushë ku Liteksi kishte më shumë se një dekadë pa fituar. Protagonist absolut ka qenë mesfushori me tipare sulmuese, i cili në anketën e javës së fundit ka thyer edhe një tjetër “rekord”.

Sukaj s’ndalet. Shënon golin e 10-të në kampionatin iranian

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj nuk ka të ndalur në shënimin e golave në Iran. Pas dy golave të shënuar pak ditë më parë në ndeshjen që Sepahan luajti në Ligën e Kampioneve të Azisë, ai ka shënuar edhe sot në ndeshjen e vlefshme për kampionatin iranian të futbollit. Sepahani luante në transfertë me ekipin Gohar Zakros dhe ka fituar me rezultatin 4-1. Golin e parë për të e ka shënuar pikërisht Sukaj që në minutën e 9-të të ndeshjes duke i hapur rrugë kështu fitores së skuadrës së tij.

Salihi gol dhe asist. I jep Superkupën e Kinës ekipit Jiangsu

Hamdi Salihit i është dashur pak kohë për të shkruar emrin e tij në historinë e futbollit kinez. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë njeriu i ndeshjes në Superkupën e Kinës, të fituar 2-1 nga Jiangsu Sainty përballë Guangzhou Evergrande, skuadrës që drejtohet nga i mirënjohuri Marçelo Lipi dhe që në vitet e fundit ka dominuar futbollin kinez. Në këtë mënyrë duket se ky njeri nuk do ndalet asnjëherë së shënuari.

Vajushi shënon dy gola me dedikim dhe i jep fitoren Liteksit

Mesfushori shkodran Armando Vajushi është shfaqur sërish protagonist për skuadrën e tij Liteks. Madje në ndeshjen e sotme, ka qenë heroi i saj teksa ka shënuar të dy golat e ndeshjes duke i dhënë fitoren 2-0 Liteksit në transfertën e vështirë me CSKA-në e Sofjes. 21 vjeçari shkodran golin e parë e ka shënuar që në minutën e 6-të të ndeshjes duke i dhënë njëfarë qetësie trajnerit Stoiçkov ndërsa të dytin në minutën e 56-të duke i dhënë qetësinë përfundimtare të fitores.

Hamdi Salihi shënon për kinezët e Jiangsu në Ligën e Kampioneve

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi vazhdon të shënojë, tashmë edhe në Kinë. Ai ka arritur ta bëjë këtë gjë që në ndeshjen e tij të parë me skuadrën e tij të re, Jiangsu, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kampioneve të Azisë. Ndeshja e luajtur pasditen e djeshme në Japoni në mes skuadrës vendase Seul dhe asaj kineze Jiangsu ka përfunduar me fitoren e së parës me rezultatin e thellë 5- 1. Salihi nuk e ka nisur ndeshjen si titullar por është aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë.

“Shpërthen” Sukaj, dy gola në Ligën e Kampioneve të Azisë

Pas Hamdi Salihit, një tjetër shkodran shënon në Ligën e Kampioneve të Azisë. Rradha ka qenë për Xhevahir Sukajn i cili ka shënuar dy  nga tre golat e ndeshjes se fituar me rezultatin 3-0 nga Sepahani ndaj Al Nasr Dubai. Salihi ka shënuar dy golat e parë në këtë ndeshje. Goli i parë i tij është shënuar në minutën e 22-të duke kaluar në avantazh Sepahanin. Me këtë gol të vetëm është mbyllur pjesa e parë ndërsa në të dytin e ka shënuar në minutën e 80-të teksa ka vulosur fitoren megjithatë do të shënohej edhe një gol tjetër në minutën e 86-të me anë të Ebrahimit.

Elseid Hysaj, 90 minuta si titullar me Empolin edhe ndaj Padovës

Mbrojtësi i kombëtares tone Elseid Hysaj ka qenë titullar në përballjen e Empolit me Padovën, e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit të...