Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë në taekondo për të rritur

0

Ekipi i Vllaznisë në taekondo për të rritur, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë.Një sukses i merituar i këtij ekipi që tregon për punën shumë të mirë që sportistat e tij kanë bërë nën drejtimin e trajnerit Elion Puka. Ekipi shkodran mori pjesë në këto gara me 17 sportistë të kategorive të ndryshme dhe thuajse të gjithë kanë arritur rezultate shumë të mira. Në total janë zënë katër vende të para, gjashtë vende të dyta dhe shtatë vende të treta. Kështu, në kategorinë senior (17-35 vjeç) morën pjese Ditmar Hamja -68 kg që zuri vendin e 2-te ,Ditmir Vodinaj -74 kg që zurivend i 1-re, Florian Qallija -80 kg vend i 2-te, Gezim Ferhati + 87 kg vend i 1-re.

Të shtunën Kupa e Shqipërisë në taekondo. Është edhe Vllaznia

0

Ditën e shtunë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në sportin e taekondos. Siç dihet, prej disa kohësh ekziston edhe në Shkodër një ekip i tillë dhe kjo falë punës shumë të mirë që ka bërë trajneri Elion Puka. Pikërisht ky ekip ka kohë që përgatitet për aktivitetin e rradhës dhe Vllazninë do ta përfaqësojnë plot 16 sportistë, të kategorisë së rritur dhe të vegjël. Kështu, ne kategorinë senior (17-35 vjeç)do marrin pjese: Ditmar Hamja -68 kg, Ditmir Vodinaj -74 kg, Florian Qallija -80 kg, Gezim Ferhati + 87 kg. Nga kategoria e junior (14-17 vjeç) do marrin pjese Dea Terbuni -55kg dhe Samuel Smajli -55 kg.

Xhovani Shkoza medalje ari në turneun të Podgoricës

0

Xhudisti Xhovani Shkoza ka zënë vendin e parë në peshën e tij dhe ka merituar medalje ari në turneun ndërkombëtar të moshave të zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi. Njëkohësisht ky sportist është vlerësuar me një kupë të veçantë edhe si sportisti më i mirë i kategorisë U-15. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë sportistë nga shumë vende të Rajonit. Ka patur një konkurrencë të fortë dhe nivel të lartë pjesmarrje.

Franc Ashiku shpallet kampion me Butrintin e Sarandës

0

Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku dy ditë më parë është shpallur kampion i Shqipërisë duke qenë pjesë e ekipit të Butrintit të Sarandës. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke i dhuruar këtij ekipi maksimumin e pikëve. Mjafton këtu të themi se në 11 turet e kampionatit, ai ka marrë 10.5 pikë, pra 10 fitore dhe vetëm 1 barazim duke qenë sportisti me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara. Ashiku ka përfaqësuar Butrintin pas ofertës së bërë nga drejtuesit e këtij klubi, edhe për atë se Vllaznia këtë vit nuk ka marrë fare pjesë në kampionatin kombëtar ekipor.

Xhovani Shkoza medalje ari në turneun ndërkombëtar të Cetinjës

0

Shumë e suksesshme ka rezultuar pjesmarrja e xhudistëve të Albania Judo Kodokan në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar ditën e shtunë në Cetinjë të Malit të Zi. Xhudistët shkodranë kanë marrë pjesë me ftesë të klubit "Crnogorac" në turneun e 7-të ndërkombëtar të zhvilluar në këtë qytet.

Paraqitje e mirë e xhudistëve shkodranë në Kroaci

0

Ditën e djeshme në Dubrovnik të Kroacisë është zhvilluar një turne i rëndësishëm ndërkombëtar për sportin e xhudos ku kanë marrë pjesë sportistë nga thuajse të gjithë vendet e Europës teksa përveç medaljeve dhe diplomave, këtë herë ka patur edhe shpërblime financiare për secilin fitues në peshat respektive. Në këtë aktivitet është përfaqësuar edhe vendi ynë me tre sportistë të klubit Vllaznia dhe pikërisht me Aurora Shkozën, Angjelin Dedën dhe Luigj Shkozën. Paraqitjen më të mirë e ka bërë Aurora Shkoza. Ajo ka kaluar me sukses turin e parë dhe në të dytin është ndeshur me kampionen e Kroacisë që u shpall njëkohësisht edhe fituese e turneut në këtë kategori.

Iltjan Nika, 18 vjeçari nga Puka, i treti në Botë në çiklizëm

0

Një 18 vjeçar nga Puka që jeton në Itali prej vitesh, ka dalë i treti në botë në çiklizëm. Ai është Iltjan Nika që bëhet kësisoj i pari shqiptar që fiton një medalje në botërorin e çiklizmit. Nika ka marrë medalje bronzi në botërorin e të rinjve organizuar në Firence të Italisë ditët e fundit. Gara 140 km e gjatë u fitua nga çiklisti holandez, Mathieu va nder Poel. 18-vjeçari e përshkoi këtë gjatësi për 3 orë e 33 minuta.
Një grup i madh çiklistësh ndodheshin pas vendit të dytë të fituar, Mads Pedersen por garën e forcës në sekondat e fundit e fitoi shqiptari.Ky natyrisht që është një sukses i madh për këtë sportist por edhe për çiklizmin shqiptar sepse Nika ka përfaqësuar vendin tonë në këtë Botëror duke e nderuar atë.

Kroqi: Mosmiratimi i fondit, një dëm i madh për shumësportëshin

0

Mosmiratimi I transferimit të shumës prej 15 milionë lekësh të vjetra për aspirimin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” në mbledhjen e së enjtes të Këshillit Bashkiak Shkodër, ka sjellë edhe reagimin e drejtuesve dhe pjestarëve të këtij klubi. Ka qenë drejtori Mark Kroqi ai që për mediat ka folur ashpër në këtë drejtim ndaj disa prej këshilltarëve duke thënë. "Për vetëm tre vota nuk u miratua kalimi i atij fondi nga një zë në tjetrin. Nuk e di se çfarë halli kishin ato këshilltarë që nuk e votuan këtë gjë përderisa janë lekë që nuk ia kemi kërkuar askujt por thjesht i kemi lëvizur brenda- përbrenda klubit.

Kurs trajnimi për xhudistët. Merr pjesë mjeshtri italian Anxhelo Bosketi

0

Akademia "Albania Judo Kodokan" me president Anton Shkozën, që nga dita e hënë ka nisur një kurs trajnimi për të gjitha grupmoshat në sportin e xhudos. Ky është një program i përvitshëm që organizohet në qendrën teknike të xhudos shqiptare në Vau Dejës. Interesant është fakti se merr pjesë sërish në këtë kur trajnimi mjeshtri i xhudos italiane Anxhelo Bosketi (7 dan) i cili në të njëjtën kohë është edhe anëtar i komisionit teknik pranë Federatës Shqiptare të Xhudos. Kësisoj duket se ndryshimet tek ky sport kanë nisur menjëherë me zgjedhjet e reja të bërë për postet drejtuese dhe kryesinë e kësaj Federate, zgjedhje këto që u bënë ditën e shtunë në Vau Dejës.

Dardan Cene, medalje ari në turneun e Rijekës në xhudo

0
Sportisti i klubit të xhudos Vllaznia Dardan Cene ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të moshave zhvilluar në Rijeka të Sllovenisë dhe ka zënë...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI