Adnand Guri, mundësi më i mirë i kampionatit të 17 vjeçarëve

0

Mundësi shkodran Adnand Guri është shpallur mundësi më i mirë i kampionatit të 17 vjeçarëve. Ky kampionat është zhvilluar ditën e shtunë në qytetin e Kavajës dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të vendit. Paraqitja e Gurit ka qenë shumë e mirë dhe jo më kot, ai është vlerësuar nga të gjithë specialistët e këtij sporti si më i miri i aktivitetit. Ndërkohë po në garat e kadetëve edhe Vllaznia si ekip ka bërë një paraqitje të mirë duke zënë vendin e dytë dhe duke u shpallur nënkampion i vendit. Garat e Kavajës kanë dhuruar emocione sepse edhe organizimi i bërë nga klubi vendas ka qenë shumë i mirë.

Franc Ashiku shpallet kampion me Butrintin e Sarandës

0

Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku dy ditë më parë është shpallur kampion i Shqipërisë duke qenë pjesë e ekipit të Butrintit të Sarandës. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke i dhuruar këtij ekipi maksimumin e pikëve. Mjafton këtu të themi se në 11 turet e kampionatit, ai ka marrë 10.5 pikë, pra 10 fitore dhe vetëm 1 barazim duke qenë sportisti me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara. Ashiku ka përfaqësuar Butrintin pas ofertës së bërë nga drejtuesit e këtij klubi, edhe për atë se Vllaznia këtë vit nuk ka marrë fare pjesë në kampionatin kombëtar ekipor.

Qamil Bajrami kampion i Shqipërisë dhe mundësi më i mirë

0

Për herë të parë pas shumë vitesh, një mundës I Vllaznisë arrin të shpallet kampion kombëtar. Ka ndodhur kështu me mundësin Qamil Bajrami I cili në peshën 74 kilogramë ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij duke zënë vendin e parë në këtë peshë. Kampionati kombëtar I mundjes së lirë është zhvilluar ditën e shtunë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe ka patur një pjesmarrje të madhe sportistësh nga të gjithë ekipet e vendit.

Kombëtarja e çiklizmit grumbullohet në Shkodër, në përgatitje për Xhiron e Shqipërisë

0
Prej dy ditësh është grumbulluar në Shkodër ekipi kombëtar i çiklizmit i cili do të marrë pjesë në Xhiron e Shqipërisë, aktivitet ky që...

Hiqet mesatarja për Sportin dhe Artet, Shyti: Vendimi i duhur…

0
Mesatarja mbi 6.5 nuk do të jetë më një kriter pranimi për maturantët që dëshirojnë të bëhen pjesë e Universitetit të Arteve dhe atij...

Mbyllet edicioni i 10-të i ‘Triathlon Labeat’, shpallen fituesit sipas kategorive

0
”Triathlon Labeat” prej 10 vitesh organizohet në Shkodër, duke i dhënë promovimin e duhur traditës së bukur të sportit, turizmit dhe jetesës së shëndetshme...

Pasditja e sotme e gjitha me sport në Shkodër, volejboll, basketboll dhe ceremoni për...

0
Pasditja e sotme do te jete e gjitha me sport ne Shkoder. Nga ora 16.00 deri rreth ores 20.00 sportdashesit do te kene mundesi...

Në futboll “derbin” e fitoi Vllaznia, por në shah fitues është Veleçiku

0
Pak ditë më parë në Shkodër u fol shumë për "derbin" Vllaznia- Veleçiku dhe ndonëse shumëkujt nuk u pëlqeu kjo shprehje, ky ishte në...

Vllaznia shpallet fituese e trofeut “Korça”

0
Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar edhe në etapën e dytë të trofeut “Korça” duke treguar vlerat e tyre më të mira. Itinerari I kësaj...

Po ndodh në Shkodër/ Kampionat mes Universiteteve në tre lloje sportesh

0
Janë rikthyer kampionatet e sporteve midis universiteteve të Shqipërisë. Kështu, qyteti i Shkodrës është bërë pritës i këtyre kampionateve për vitin 2022, aktivitet ky...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI