”Triathlon Labeat” prej 10 vitesh organizohet në Shkodër, duke i dhënë promovimin e duhur traditës së bukur të sportit, turizmit dhe jetesës së shëndetshme përmes aktiviteteve sportive.

Edhe sivjet në ujrat e liqenit dhe sheshin e Shirokës jehoi shpirti i garës nga pjesmarrës të të gjitha trevave shqipfolëse si dhe të huaj. Bashkia Shkodër është një prej institucioneve që e ka mbështetur këtë nisëm dhe do të vijojë ta bëjë.

Rreth 100 pjesëmarrës në garë, kryesisht nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, si dhe Australia, garuan në tre disiplina. Fillimisht konkurimi në sportin e notit me distancën 750 metër dhe kthim, gara e të cilit u zhvillua në qëndër të Shirokës pranë molos.

Në vijim ka qënë konkurimi për disiplinën e sportit të çiklizmit, në një pedalim prej 20 kilometrash, itenerari i të cilit ishte Shirokë-Ura e Bunës dhe kthim duke e bërë në tre xhiro. Dhe, në fund edhe vrapimi prej 5 kilometrash që mbylli edhe konkurimin.

Në kategorinë e femrave fituese e vendit të parë është shpallur Dëbora Keci nga Tirana, e ndjekur nga Lucy Ruffy-Australi dhe Liljana Idrizaj e Shkodrës. Për meshkuj, të rritur, në vend të parë është renditur shkodrani Bledar Mesi, në vend të dytë David Stewart nga Australia dhe në vend të tretë Roland Ziu nga Tirana.

Edhe për kategorinë e juniorëve vendin e parë e ka merituar një pjesëtar i familjes “Mesi”, i riu i talentuar, Lioniel Mesi, djali i kampionit Bledar Mesi duke lënë në vend të dytë Ensar Bala dhe Aiden Mjeda të Shkodrës.

Ne kete menyre eshte mbyllur me sukses edhe edicioni i 10-te i “Triathlon Labeat”, nje aktivitet interesant i cili jo vetem po i reziston kohes, por edhe po behet gjithnje e me interesant nga viti ne vit./SHKODRA-SPORT.COM/