Pavaresisht fitores dhe kryesimit me merite te renditjes, trajneri i Partizanit Colella pas ndeshjes se sotme ne Ballsh, kritikoi lojen e dobet teskuadres se tij dhe mori persiper gjithe pergjegjesite mbi vete. Ne lidhje me kete, Sulejman Starova, tashmë në rolin e specialistit të futbollit, është i ftuar në studion e emisionit “Skaner”, teksa analizoi këtë javë të tretë të Superiores.

“Bobi”, ndër të tjera komentoi edhe deklaratën e trajnerit italian të Partizanit, Kolela, duke shprehur simpati për teknikun e të kuqve dhe për faktin se ai i pranoi publikisht gabimet në disa fragmente të lojës.

“Ky trajneri Kolela po më bëhet simpatik për herë të dytë. Partizani është pretendent kryesor për titullin kampion. Nuk falet në Ballsh që të falësh në lojë. E lavdëroj trajnerin, sepse nuk kam dëgjuar ndonjë trajner tjetër të dalë dhe të marrë përsipër problemet.

Ky zotëria, ka dy herë që pranon gabimet. Është e rrallë të shikosh në botë dhe në Europë, që trajneri të dalë dhe të marrë përsipër gabimet e tij. Ky person po më duket simpatik në këtë drejtim”, u shpreh Starova.