www.shkodrasport.com
Tre medalje për xhudistët e Vllaznisë në turneun e Podgoricës
Ka rezultuar i suksesshëm turneu i zhvilluar sot në Podgoricë për tre xhudistët e Vllaznisë. Të tre ata kanë arritur të bëjnë një paraqitje të mirë duke fituar disa ndeshje teksa janë fituar edhe tre medalje, një argjendi dhe dy bronzi. Më i suksesshmi sigurisht që ka rezultuar Lurian Kaçi i cili duke konkurruar në peshën 66 kg, ka arritur të fitojë tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finale duke merituar kësisoj medaljen e argjendtë. Ndërkohë në peshën 60 kg, Krismando Bisha ka fituar dy ndeshje dhe ka merituar medaljen e bronztë. Këtë medalje ka marrë edhe Luigj Shkoza në peshën 73 kg me dy ndeshje të fituara. Në këtë mënyrë edhe turneu ndërkombëtar që u zhvillua në Podgoricë të Malit të Zi, është mbyllur me sukses për xhudistët e Vllaznisë që tregojnë edhe njëherë vlerat e tyre më të mira të këtij sporti, duke treguar se në Akademinë “Albania Judo Kodokan” me president të mirënjohurin Anton Shkoza punohet mjaft mirë.