Çelsi ka nisur të mendojë për merkaton dhe më shumë se për janarin, ata po mendojnë për merkaton e verës. Një nga futbollistët e afruar me bujë verën e kaluar, ishte Kovaçiç që erdhi në formë huazimi pa të drejtë blerje nga Çelsi dhe mesa duket, londinezët janë bindur nga shërbimet e tij.
Kështu, blutë e Londrës po mendojnë që të përgatisin një ofertë që mund të bindë drejtuesit e Realit për të mbajtur mesfushorin kroat që me fanellën e Çelsit, po kalon një moment të mirë. Të dyja palët, janë dakord në lidhje me këtë operacion dhe këtë gjë e ka pranuar edhe vetë Kovaçiç në një prononcim për mediat.
“Mendoj se ishte gjëja më e rëndësishme që bëra në karrierën time. Ishte diçka që e dëshiroja shumë dhe doja të vija këtu. Unë e falënderoj klubin tim të mëparshëm dhe Çelsin që më donte kaq shumë. Po e shijoj shumë aventurën këtu dhe më pëlqen.
Jam i lumtur këtu ku jam, pasi është një qytet mahnitës dhe është një nga klubet më të mirë në botë. Shokët e skuadrës janë të shkëlqyeshëm, por respektoj Real Madridin. Unë e mendoj qëndrimin në Londër, por kam një kontratë dhe do t’i përmbahem asaj e do ta respektoj deri në fund”, u shpreh Kovaçiç. /vipsport/