Çelsi rikthehet në garë për shërbimet e Federiko Kiezës dhe këtë radhë situata duket serioze.

Sipas “Daily Mail”, blutë do të ishin gati të vendosnin në pjatë 100 milionë euro për yllin bardhezi që këtë sezon është në top formë. Një ofertë monstruoze që mund t’i bëjë drejtuesit e bardhezinjve të lëkunden dhe pse janë në kërkim të burimeve për të arritur te Vlahoviç.

Kieza është një dëshirë e vjetër për londinezët të cilët pas sondazheve të verës së kaluar, Tuhel do të ishte shumë i lumtur ta kishte në dispozicion për formacionin 4-2-3-1.

Majtas apo djathtas, nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është se ish-sulmuesi i Fiorentinës ka bindur të gjithë në Stamford Brixh.

Për momentin Kieza i ka kushtuar Juventusit vetëm dhjetë milionë, por verën e ardhshme bardhezinjtë do t’i duhet t’i paguajnë Fiorentinës një këst prej 40 milionësh për të përfunduar operacionin për një total prej rreth 50 milionë.

Pak a shumë gjysma e asaj që ofron Çelsi që më pas me buxhetin në dorë, do të garantonte para në dorë, në përpjekje për të bindur Fiorentinën të shesë Vlahoviç dhe më pas të fillojë të ngrejë rithemelimin e skuadrës.

Ky operacion do të ishte i ngashëm me atë të Romelu Lukaut, që Çelsi i pagoi Interit plot 115 milionë euro për sulmuesin belg, që është zhdukur thuajse farë që pas transferimit në Londër.