Trajneri francez, Zinedine Zidane po flet me drejtuesit e PSG prej disa javësh dhe pritet që të jetë i përzgjedhuri i parizienëve për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, drejtuesit e PSG-së nuk janë të kënaqur me Mauricion Pochettinon dhe rezultatet e marra në kampionat, teksa në skuadër ka disa yje futbolli.

Pochettino shpejt mund të largohet nga “Parc des Princes”, pasi përveç rezultateve, argjentinasi po kërkohet edhe nga Manchester United.

Megjithatë, drejtuesit e klubit parisien nuk po qëndrojnë duarkryq dhe tashmë thuhet se kanë gjetur pasuesin e Pochettinos.

Është pikërisht “La Parisien” që tregon se mes PSG-së dhe Zidane kanë filluar bisedimet prej javësh dhe duke qenë se tekniku francez për momentin është pushim kjo marrëveshje më shumë gjasa mund të jetë pozitive.