Finalja e neserme e Superkupes se Shqiperise do te jete e pesta per ekipin e Vllaznise. Dy prej tyre i ka fituar, pikerisht ne vitet 1999 dhe 2001, ndersa dy te tjera i ka humbur ne vitet 1992 dhe 2008.

Kuqeblute e Thomas Brdariç pasi i dhuruan Shkodres ne fillim te qershorit te ketij viti Kupen e 7-te te Shqiperise, tashme do te synojne te fitojne edhe Superkupen e 3-te.

Njeri nga pjestaret e Vllaznise se viteve me pare, pikerisht i asaj te vitit 1999 kur ajo fitonte Superkupen e pare, madje ka qene kapiteni i saj, njeriu qe e ka ngritur i pari lart ate trofe, Astrit Prençi, eshte i bindur se edhe neser ky trofe do te vije ne Shkoder.

“Mendoj se shanset me te medha per te fituar i ka Vllaznia. Ka nje ekip me stabel, ben nje loje me te mire dhe ka me shume cilesi ne rradhet e saj, prandaj dhe jam i bindur se edhe ky trofe do te vije ne Shkoder”- ka thene ekskluzivisht per “Shkodra Sport” Prençi.

Ai ka qene pjestar i Vllaznise se sezonit 1998-1999 kur ajo mundi ne finalen e Superkupes Apolonine, pikerisht me 9 janar 1999 ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”.

90 minutat e kohes se rregullt ne ate ndeshje perfunduan 1-1 ku per Vllaznine shenoi Miloti ndersa me perpara kishte shenuar Poçi per fieraket. Edhe shtesa nuk solli ndryshim rezultati dhe si rrjedhoje dy ekipet iu drejtuan pikes se bardhe per te percaktuar fituesin.

Per shkodranet jane treguar te sakte te 5 lojtaret qe kane gjuajtur 11-metershat dhe pikerisht Miloti, Xhahysa, Lici, Jahja dhe Zmijani. Ne fund eshte dorezuar edhe kupa nga drejtuesit e Federates pikerisht ne duart e kapitenit Prençi i cili beson se neser do te jete rradha e Gurishtes per te ngritur trofeun e trete te Superkupes per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/