Pavarësisht shkëlqimit dhe fitimit të titullit gjatë sezonit të shkuar nga ana e Antonio Kontes me Çelsin, situata në sezonin e ri ka ndryshuar rrënjësisht.

Teksa kampionati ka kaluar diçka më shumë se mesi i tij, ekipi i Kontes e sheh veten të dalë nga lufta për titull. Në këto kushte,klubi londinez është duke parë një zëvendësim të italianit në fundin e sezonit.

Sipas asaj që raporton “Daily Mirror”, emri më i përfolur për të marrë vendin e Kontes është Mauricio Sarri. Napoli është duke bërë një sezon të shkëlqyer në Seria A, teksa janë duke kryesuar në kampionatin italian.

Por nese kjo levizje behet e mundur, nuk perjashtohet mundesia qe bashke me Sarrin drejt Londres te udhetoje edhe mbrojtesi shkodran Elseid Hysaj. Kjo ngaqe lojtari i kombetares shqiptare eshte i preferuari i ketij trajneri.

Ishin bashke tek Empoli, tashme tek Napoli dhe mund te jene bashke edhe tek Çelsi.