Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit se Serxho Ramos ka thyer rregullat e kontrollit të antidopingut dhe ka dalë pozitiv pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, ka reaguar mbrojtësi i Realit. Ai i hedh poshtë këto akuza dhe thotë se nuk janë aspak të vërteta. Në deklaratën pas ndeshjes, Ramos tha se ka pasur kërcënime të vazhdueshme gjatë kësaj kohe dhe presion që të paguante që ky lajm të mos publikohej.

“Ata që e kanë publikuar këtë lajm, më kanë bërë presion të vazhdueshëm që të paguaja në mënyrë që të mos publikohej. Por unë nuk kisha frikë dhe nuk kam frikë sepse e di si është e vërteta. I injorova të gjitha mesazhet që kam marrë. Në karrierën time kam bërë mbi 300 kontrolle antidoping dhe kurrë nuk i kam thyer rregullat”, tha Ramos pas ndeshjes me Eibarin. Më tej, kapiteni foli edhe për humbjen dhe mungesës së përqendrimit. “Skuadra është kjo që është dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Por ka mungesë përqendrimi dhe nuk jemi në rrugën e duhur. Duhet ta analizojmë dhe të shohim çfarë të ndryshojmë”, tha Ramos.

Reagimi i Ramosit “Në lidhje me informacionet e publikuara në disa media të ndryshme për personin tim, dua të sqaroj se: Nuk kam thyer kurrë asnjë rregull dhe kam qenë i përpiktë në lidhje me kontrollet e antidopingut. Për të dy rastet konkrete unë kam një shpjegim, i cili vijon si më poshtë:

1- Malaga, prill 2018: Sapo përfundoi ndeshja, më njoftuan se do ta kryeja kontrollin antidoping. Dhe për shkak të kohës së shkurtër për rikthimin e skuadrës, më duhej që të bëja dush. Përgjegjësi i analizës më dha lejen që unë të lahesha dhe qëndroi gjithmonë me mua. Një test, të cilin e kalova dhe nuk pata asnjë problem.

2- Kardif, qershor 2017: Kam marrë një trajtim mjekësor të rekomanduar nga mjekët profesionalë të klubit. Kjo çështje u sqarua mes organizatave përkatëse në rrugë zyrtare dhe formale. – Në karrierën time të gjatë sportive kam kaluar në mënyrë të përhershme dhe me kënaqësinë më të madhe. Në asnjë rast, ashtu siç deklaruan UEFA dhe Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut, nuk i kam thyer kurrë rregullat. – Në pikën e fundit dua të theksoj se do të vlerësoj gjithçka të raportuar, do ta analizoj me imtësi dhe në nder të figurës sime do të marr vendimet e duhura për zbulimin e së vërtetës dhe për të drejtat e mia”, shkruhej në deklaratën e shpërndarë nga kapiteni i Realit përpara ndeshjes me Eibarin.