Superclasico, finalja më e çmendur në histori, mes River Plate e Boca Juniors, nuk do të luhet sot. Sfida është shtyrë për të dielën në orën 21.00 me orën tonë (17.00 ora lokale), me shpresën se kushtet për futboll do të jenë normale.

Fillimisht ishte vendosur të luhej sot, me kërkesë nga Conmebol dhe FIFA, por ndërkohë jashtë stadiumit ka plasur lufta mes tifozëve e policisë dhe për sport as që bëhet fjalë.

Përveç kësaj, edhe Boca Juniors këmbëngulte të mos luhej, sepse janë plagosur disa lojtarë.

Flitet se sfida e së dielës mund të luhet pa tifozë, çka do të ishte një çmenduri më vete: A do e pranonte ndonjë tifoz të mos lejohej të shihte ndeshjen e jetës???