Thibaut Courtois ka përjetuar një ëndërr të vërtetë në përfundim të fuashatës së fundit të merkatos. Të kërkohej nga një klub si Real Madrid, pavarësisht se ishte i lidhur me Chelsean, nuk mund ta linte në plan të dytë ofertën dhe numri një i Belgjikës nuk mundi dot t’i rezistojë. E si mund të fajësohet?

Por, tashmë ëndrra duket se është shndërruar në makth, pasi ka pësuar tre gola ndaj Eibar, duke arritur në një total prej 18, dhe tani ka përfunduar në bankën e të akuzuarve. Tifozët kanë humbur durimin dhe sikurse ndodh shpesh herë, është portiere ai që paguan faturën e krizës mbrojtëse të skuadrës. Kështu, në rrjetet sociale flitet për atë dhe për faktin se ai është blerja më e keqe e historisë së Real Madrid.

Kur quhesh Real Madrid, të shkosh e të luash në shtëpinë e Eibar mund të jetë një shëtitje. Mund të jetë, por nuk është e thënë që të ndodhë. Sidomos nëse Real Madrid ndodhet në vendin e gjashtë të klasifikimit në La Liga dhe gjendet në krizë rezultatesh që nga fillimi i sezonit, thelluar edhe më shumë pas disfatës së rëndë 3-0 të pësuar nga Eibar.

Golat e pësuar nga portieri belg dëshmojën kryesisht dy fakte: mungesa e përgjithshme e besimit të skuadrës dhe aftësinë e vogël të portierit për të qënë deçiziv. Tifozët në rrjetet sociale kanë shpërthyer dhe nisën sulmin e tyre kundër ish-portierit të Altetico Madrid dhe Chelseas.

“Thibaut Courtois, absolutisht blerja më e keqe e historisë së Real Madrid”, por edhe “Courtois pëson gol nga e majta, nga e djathta dhe në qendër: blerja më e padobishme në histori”.

Ka nga ata që në Twitter flet për blerje difektoze, sikurse dhe nga ata që kujtojnë se për të aktivizuar belgun, që nuk bën për tjetër gjë veçse për të mbledhur topat nga rrjeta, është përjashtuar nga formacioni titullar, Navasa, portiere i tre titujve të Champions League./telesport/