Shqiperia e femrave mori nje fitore te bukur pasditen e djeshme ne Prishtine ndaj Kosoves ne shifrat 3-1 ne ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian.
Kombetarja kuqezi e Armir Grimes beri nje ndeshje thuajse perfekte ne te gjitha drejtimet, ndonese ne rradhet e saj kishte disa mungesa shume te rendesishme.
Ai qe u anashkalua ndoshta disi nga ky 90 minutesh ka qene superaksioni i kombetares shqiptare ne momentin e shenimit te golit te pare. Topi eshte nisur nga portierja Viona Rexhepi dhe ka mberritur tek autorja e golit Kristina Maksuti, pa u prekur fare nga futbollistet kosovare.
Lojtaret e kombetares tone kane bere 10 pasime te topit njeri pas tjetrit duke e filluar aksionin fillimisht nga e djathta, e kaluan topin ne qender, e me pas Doçi e kaloi ne te majte, aty ku Qendresa Krasniqi beri gjithçka mire dhe dha nje asist te shkelqyer per Maksutin qe nuk hezitoi ta dergonte topin ne rrjete.
Per me teper shijojeni kete superaksion te kombetares tone: