Armando Broja është kthyer brenda pak kohësh në një prej emrave më të dashur për tifozerinë e Sauthempton dhe kjo shihet qartësisht ndeshje pas ndeshje, edhe kur sulmuesi nuk dhuron ndonjë nga shpërthimet e tij të zakonshme duke krijuar panik në mbrojtjet kundërshtare.

Dashuria e tifozëve të Sauthempton për lojtarin e huazuar nga Çelsi, u pa qartësisht në duelin e sotëm ndaj Leisterit. Broja e nisi takimin nga stoli dhe më pas u aktivizua në minutën e 65 të takimit, në atë që ishte ndeshja e tij e 50 mes profesionistëve.

Në momentin kur emri i tij u lexua nga spikeri i stadiumit, nisi një duartrokitje e gjatë. Sinjal se sa besim kanë te aftësitë e djaloshit, por edhe për trajnerin Hasenhutl, i cili vazhdon që ta shohë si zëvendësues sulmuesin shqiptar.

Ndeshja eshte mbyllur ne barazim 2-2 dhe padyshim qe drejtuesit e Sauthempton jane te pakenaqur sepse pretendonin fitoren ne kete takim te luajtur ne fushen e tyre.