Murlani arriti te marre dje nje barazim me shume vlere ne transferten e Elbasanit. Ky i fundit kishte kaluar i pari ne avantazh dhe kjo krijoi pershtypjen se do ta fitonte ndeshjen, por nuk ka ndodhur keshtu.

Ai qe do te prishte çdo parashikim ka qene braziliani Trianoski. Ne minuten e 72-te ka realizuar nje kryeveper, aq sa i ka çuditur te gjithe te pranishmit ne fushen sportive.

23 vjeçari i ardhur kete sezon ne Shqiperi, ka marre nje top nga njeri prej shokeve te ekipit dhe ndonese ne nje distance rreth 23-24 metra larg portes, nuk eshte matur dy here, por ka gjuajtur menjehere me te majten dhe e ka derguar topin ne trekendeshin e portes elbasanase.

Portieri vendas nuk ka patur t’i beje asgje kesaj gjuajtje te forte e te bukur. Njekohesisht, ky gol ka befasuar edhe vete trajnerin Altin Xhahysa, i cili siç shihet edhe nga pamjet filmike te meposhtme, ka vene duart ne koke per kete kryeveper./SHKODRA-SPORT.COM/