Në prag të derbit mes Bayern Munich dhe Nurnberg që do të zhvillohet në Allianz Arena ditën e shtunë, trajneri kundërshtar Michael Kollner ka thumbuar fushën e vendasve.

“Isha në stadium ndaj Benfica-s. Megjithëse ekipi i tjetër 1860 Munich nuk luan më aty, fusha nuk është në kushtet më të mira. Kjo më ka befasuar.”

Bari nuk është mirë! Dhe për këtë arsye “Arena” është mbuluar me drita të kuqe dhe të verdha.

Në mënyrë që të rregullojë gjendjen e barit, Bayern ka ndriçuar artificialisht fushën.

Që prej nëntorit Allianz-in e ndriçojnë drita LED dhe infra të kuqe.

Kjo është teknologjia më e re për të rritur barin. Që prej vitit 2009 firma SGL merret me gjendjen e barit të Allianz Arena.