Ish-futbollisti i Partizanit, Kristian Adorjan është bërë protagonist në Kupën e Italisë, në takimin mes Xhenoas dhe Entelës. Adorjan mbron ngjyrat e Entelës, skuadër që militon në Serie C.

Adorjan luajti sezonin e shkuar me skuadrën e Partizanit, por nuk arriti të lërë gjurmë te kryeqytetasit. Gjithsesi, te Entela u bë protagonist në takimin e sotëm, pasi kontribuoi shumë në kualifikimin historik të skuadrës së tij përballë favoritëve absolutë të Xhenoas.

E ashtu siç pritej, Xhenoa ishte shumë pranë kualifikimit dhe po fitonte, por Adorjan barazoi gjithçka në minutën e 120+2’, duke çuar ndeshjen në penallti.

E për të mos mjaftuar ky gol shumë i rëndësishëm, Adorjan ishte dhe njeriu që shënoi penalltinë vendimtare, duke kualifikuar modestët e Entelës në fazën tjetër të Kupës së Italisë./Vipsport/

Kupa e Italisë

Xhenoa – Entela 3-3 (6-7)
Piatek 26’ 87’, Lapadula 110’ / S. Ikardi 20’ 83’, Adorjan 120+2’