Kampionati i Superliges do te startoje te shtunen me ndeshjen e javes se pare, ate ne mes Laçit vendas dhe ekipit te Vllaznise. Nje sfide qe pritet me shume interes nga te dy ekipet.

Por nderkohe mesohet se Bashkia Kurbin po investon goxha në infrastruktuën e stadiumit. Sportiim.al raporton se prej ditësh po restaurohen ambientet e brendëshme, koridoret dhe fasada e jashtme. Një brigadë e tërë sot në punë. Edhe stolat e dalë ‘boje’ po visheshin me ngjyra të forta.

Ndryshime dhe te kullat e kamarave filmike. Ato janë ngjitur lart në metra për të patur më shumë akses në xhirimet profesionale.

Nuk mbaron me kaq pasi klubi i Laçit ka ndërmend që pas ndeshjes së parë të “mbjellë” tapetin me barin regjenerues. Në planin mirëfunksional, Laçi mësohet se ka blerë një autobus të ri me vlerë mbi 30 mijë euro. Po punohet për logimin e mjetit komod me indekset e KF Laçi.

Risi tjetër por që mbetet për tu eksploruar lidhet me një këngë -“himn” për skuadrën e futbollit. Me shumë mundësi organizatorët do ta zbulojnë ditën e startit të kampionatit të 83 -të Superior, aty ku kurbinasit do ndeshën në shtëpi me Vllazninë.