Kujtim Shaba rikthehet serish prane futbollit. Kete here ne postin e administratorit te nje klubi, post te cilin ne fakt e ka mbajtur per me teper se nje vit edhe para 10 vitesh kur drejtonte KF Vllaznia.

Por prej pak ditesh ai tashme eshte bere administrator i nje prej klubeve me te rejave ne Zonen e Shkodres, pikerisht KF Murlani. Lajmi behet i ditur nga burime prane presidentit te ketij klubit, biznesmenit Perparim Rraboshta.

Shaba ka nje pervoje te madhe ne futboll dhe pikerisht kjo eshte nje nga arsyet se pse drejtuesit e Murlanit e kane zgjedhur ate per kete post.

Ai ka luajtur per vite me rradhe si futbollist me Vllaznine, me pas ka punuar si trajner ne Greqi, para se te kthehet ne Shkoder ku fillimisht punon si trajner me ekipet e moshave e me vone si drejtues klubi.

Ne vitin 2011, pas kthimit te klubit ne shoqeri aksionere, Shaba do te ishte i pari administrator i tij, nderkohe qe pas largimit nga kjo detyre ka punuar per disa vite si inspektor prane klubit shumesportesh Vllaznia, e po ashtu ne periudha te caktuara ka bere serish rolin e trajnerit te Ada.

Tashme ne krye te KF Murlani do te mundohet te çoje perpara projektin e nisur nga vellezerit Rraboshta dhe padyshim qe Kujtim Shaben e presin jo pak pune sepse ky klub tashme ka nje strukture te plote ekipesh duke filluar nga ai i femrave qe merr pjese ne kampionat, i te rriturve qe merr pjese ne kategorine e dyte dhe me pas me gjithe sistemin e ekipeve zinxhir./SHKODRA-SPORT.COM/