Pesëmbëdhjetë vjet më parë, më 16 nëntor 2003, Lionel Messi bëri debutimin e tij, megjithëse jo zyrtar, me fanellën e Barcelonës. “Pleshti”, ky pseudonim i përshtatej atëherë më shumë se kurrë, por në “Camp Nou” ishin të bindur se ai djalosh do të bënte mrekullira në atë fushë.

Dhe mjaftuan shumë pak vite, për të parë një Messi që po mahniste në fushë me lojën e tij. Kështu drejtuesit e klubit së bashku menaxherin e lojtarit u ulën në një tryezë të përbashkët për të firmosur kontratën me argjentinasit. Nuk ishte një kontratë normale, por një shami dore…që sot kushton miliona.

Përfaqësuesi i Messit në atë kohë ishte Horacio Gaggioli. Ai tregon se fundi i negociatave me Barcelonën ishte në vitin 2000. Për talentin e argjentinasit askush nuk kishte më dyshime, por Gaggioli, pasi vuri re hezitimin e presidentit blaugran, Gaspart, e kërcënoi atë se do ofronte klientin e tij te klubet e tjera. Dhe në atë moment përfaqësuesi i klubit Carles Rexach dhe agjenti Josep Maria Minguella takohen me Gaggioli në lokalin e një klubi tenisi. Pas bisedimeve, Rexach merr një shami dore në kafene dhe nisë të shkruajë.

“Barcelona, 14 Dhjetor 2000. Në prani të Messrs Minguella dhe Rexach, sekretari teknik i FC Barcelona, Sekretari i FCB, ne marrim nën përgjegjësinë e tij dhe me përjashtim të mendimeve negative, për ta vënë lojtarin Lionel Messi nën kontratë nëse ne do të mbajmë angazhimet e bëra “. E firmosur sigurisht nga Gaggioli.

Ku ndodhet ajo shami dore sot? Në Andorra, mbyllur brenda një vendi të sigurt në një bankë. Po, sepse pronari, Gaggioli, e di që ajo copë letër vlen sot miliona. Gjatë viteve ai ka marrë disa oferta nga milionerët për ta shitur, por ka vetëm një vend për t’ia besuar atë: në Muzeun e Barcelonës.

“Unë mendoj se ai duhet të qëndrojë pranë Topave të Artë të fituara nga Messi, pasi ai ka ndryshuar historinë e klubit”, shprehet ai. Por, kjo do të ndodhë vetëm kur “pleshti” të largohet ose të tërhiqet nga Barcelona…/telesport/