“Basania & AM” e ka nisur me fitore kampionatin e kategorise se trete ku debuton sivjet per here te pare. Per me teper qe fitorja e sotme ka ardhur permes shume emocionesh dhe me permbysje ndaj Permetit.

Ky i fundit e nisi me mire ndeshjen duke udhehequr 2-0, por me pas gjerat kane ndryshuar dhe ne fund kane qene djemte e drejtuar nga trajneri Armando Simoni qe kane shenuar tre gola njeri pas tjetrit dhe duke festuar ne fund.

Starti nuk ka qene ai i duhuri megjithate ekipi i “Basania &AM” nuk hoqi dore nga synimet e tij per te marre pike dhe ia doli me sukses fale kembengules se treguar ne fushen e lojes ndaj ekipit te Permetit.

Pas dy golave te ketij te fundit, ka qene futbollisti Shkembi qe ka ngushtuar shifrat dhe me pas ishte rradha e Ndojes per te barazuar gjithçka ne 2-2. Megjithate shkodranet nuk kane qene te kenaqur me kete rezultat.

Me shume perpjekje dhe kembengulesh ka ardhur edhe goli i trete dhe i fitores shenuar nga futbollisti Radohna dhe ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur me fitoren 3-2 te “Basania &AM” e cila e nis ne menyren e duhur kampionatin e kategorise se trete ku duket se nuk do te jete thjesht debutues.

Presidenti Ermir Shimaj nuk ka dashur te flase per objektiva serioze, megjithate me kete start sigurisht qe “oreksi” i ketij ekipi do te vije duke u rritur dhe pse jo te pretendoje deri ne fund fort per ngjitjen nje kategori me lart./SHKODRA-SPORT.COM/