Matt Ritchie ka humbur një gol të sigurt në ndeshjen e Newcastle United ndaj Burnley. Mesfushori i Rafa Benitez ka shpërdoruar një rast që ishte më i vështirë për t’u humbur sesa për t’u bërë gol.

Pasi merr një top nga Yedlin nga e djathta, Ritchie nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë nga një distanca dy metra. Çfarë turpi! Do të kishte qenë goli i sigurisë për Newcastle që deri në atë moment ishte në avantazh 2-1.