Chelsea vazhdon të gjuajë për talentet e rinj brazilianë dhe lojtari i ardhshëm që do të nënshkruajë me Blutë duhet të jetë Estevao Willian, një anësor me këmbë të majtë nga Palmeiras, i cili është vetëm 16 vjeç. Klubi londinez, raporton Sport, synon të paguajë klauzolën e sulmuesit, e cila arrin në 60 milionë euro.
Anglezëve iu dha drita jeshile pasi Paris Saint-Germain u tërhoq nga negociatat, siç kishte bërë më parë Barcelona. Operacioni, mes çmimit dhe komisioneve, mund të arrijë në 75 milionë euro.
Luis Campos kishte udhëtuar dy herë në Sao Paulo në muajt e fundit me synimin për të mbyllur marrëveshjen për lojtarin, i cili megjithatë nuk do të mund të mbërrijë në Evropë para korrikut 2025, kur do të jetë në moshë.
Ardhja e mundshme e “Messinhos” (siç therritet djali) në kryeqytet do të ishte e katërta në total nga Brazili në vitin e fundit për Chelsean. Në janar 2023, Andrey Santos nga Vasco da Gama u nënshkrua me 12.5 milionë euro, ndërsa në verë radha e dy lojtarëve të Santos, anësori i majtë Ángelo Gabriel (për 15 milionë euro) dhe Deivid Washington, sulmuesi i paguar 16 milionë euro. E ardhmja por edhe e tashme, për t’u rikthyer në të qenit protagonistë./telesport/