Dortmund e ka bërë të qartë se nuk do të shesë Erling Haaland këtë verë. Norvegjezi ishte një nga dy objektivat e Chelsea për sulmin, teksa i dyti është Romelu Lukaku.
Thomas Tuchel pret një bomber të madh për majën e repartit ofensiv dhe kampionët në fuqi të Champions League kanë ofruar 100 milion euro dhe kartonin e Marcos Alonso.
Kampionët e Italisë edhe pse në vështirësi të mëdha financiare, e cilësojnë të pashitshëm yllin e skuadrës dhe kanë refuzuar milionat e ardhura nga Londra.
Lukaku ka edhe tre vite kontratë me Interin dhe përfiton 7.5 milion euro neto në sezon. Dëshira e tij është të mos largohet nga Serie A, por Chelsea po përgatit një tjetër ofertë.
“Blutë e Londrës” janë fiksuar pas 28-vjeçar belg, i cili ka luajtur 15 ndeshje me Chelsea gjatë viteve 2011-2014.