Janë luajtur sot 4 ndeshje të Grupit A në Kategorinë e Parë, aty ku Vllaznia vazhdon të ecë me hapa të sigurt drejt Kategorisë Superiore.

Në takimin e javës së tetë, shkodranët kanë mundur me rezultatin pastër 3-0 Vorën, ndërkohë që fitore të rëndësishme me rezultatin 5-0 ka arritur të marrë Erzeni në shtëpi përballë Shënkollit.

Një fitore minimale në shtëpi ndaj Ilirisë, ka arritur të marrë Beselidhja me rezultatin 1-0, ndërsa Dinamo është mundur në shtëpi nga Korabi, 0-2.

REZULTATET

Dinamo-Korabi 0-2
30′ (p) Hoxha, 88’Skuka

Besëlidhja-Iliria 1-0
66’Hoxha

Vllaznia-Vora 3-1
29′ Lika, 52’Hajdari, 54’Zogaj/ G. Fuçia ’90

Erzeni-Shënkolli 5-0
23′ Dragoshi, 41′ Goxha, 48′ Dakavelli, 71’Troplini, 88’Mara

D