Alket Kruja, ish- futbollisti i Beselidhjes eshte nje emrat e njohur te kesaj skuadre dhe jo vetem, pas viteve ’90. Ai ka lindur ne Lezhe me 6 qershor 1979 dhe e ka filluar karrieren e tij me futbollin duke u aktivizuar fillimisht me paraterinjte e Beselidhjes.

Nderkohe, aty spikat dhe ne moshen 15 vjeç e gjysem luan me te rinjte, por edhe me te rriturit e Beselidhjes. Ka provuar te luaje me 8 ekipe e pikerisht: Beselidhja, Vllaznia, Bylis, Partizani, Elbasani, Kastrioti, Shkumbini, Laci dhe Gloria (Rumani).

Menyra si luante, e bente ate te ishte nje motorr i vertete, lojtar i shpejtesise dhe organizator i sulmit. Roli i tij tek skuadra e qytetit te lindjes ka qene ai i mesfushorit- sulmues. Ka shenuar rreth 60 gola gjithsej duke luajtur ne Superiore por edhe ne kategorine e pare.

Pas lenies se karrieres si futbollist, ka nisur ate te trajnerit teksa eshte paisur me tre licensat e duhura per kete qellim nderkohe qe aktualisht eshte trajner i ekipeve kombetare rajonale ne Lezhe, por njekohesisht eshte edhe mesues i edukimit fizik sepse ka mbaruar Universitetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder.

Pa dyshim qe kontributi i tij ne futboll do te mbetet gjate ne kujtesen e tifozeve me skuadrat qe ka luajtur, veçanerisht ato te Beselidhjes e Vllaznise, skuadra keto te zemres. Alketi ka qene nje nga futbolliste me te shpejte qe kane patur ekipet, nje organizator i sulmit, luftarak, kembegules dhe golashenues.

Ka dale pothuajse fitues gjithnje fituas ne dyluftimet me kundershtaret. Prandaj eshte quajtur “motori” i skuadres. Karakteristike e gij ka qene serioziteti ne fushen e lojes si dhe jashte fushes. Prandaj ka qene i respekuar me tifozet, kudo qe ka luajtur.

Alketi ka pranuar me kenaqesi te flase per “Shkodra Sport” duke folur per karrieren e tij por edhe per shume gjera te tjera.

– Si e filluat karrieren tuaj si futbollist?

Kam filluar me klasat sportive qysh ne klase te trete me professor Nike Lulin, qe per mua ka qene nje trajner shume i mire.

– Kur keni veshur fanelen per here te pare tek Beselidhja dhe me cilin numer keni luajtur?

Ne sezonin 1995-96. Ndeshja e pare me Shkumbinin dhe po ate vit rame nga kategoria me trajner Taip Piraniqin.

– Cila ka qene pesha e faneles tek Beselidhja dhe ajo e Vllaznise dy skuadrat tuaja te zemres?

Pesha dhe emocionet kane qene te medha, sepse tek Beselidhja fillova karrieren dhe kam luajtur para publikut tim te cilet me kane dashur dhe respektuar shume. Dua t’i falenderoj nga zemra! Pavaresisht se Besidhja po jeton ne ujera te turbullta, te mos harrojme se ka nxjerre emra te medhenj te futbollit shqiptar si Fehmi Rama, Bledar Kola, Salvator Kaçaj etj.

Nryshe tek vllaznia, pesha ka qene me e madhe, emocionet me te medha. Nuk ishte e lehte te luash para atij publiku. Vllaznia eshte djepi i futbollit, eshte kombetarja e veriut. Gjithe veriu krenohet me Vllaznine. Fanella kuq e blu peshon shume.


– Sa gola kani shenuar gjate karrieres tuaj?

Ne te dy kategorite qe kam luajtur kam shenuar rreth 60 gola. Mund te kisha shenuar edhe me shume, por kam mendur gjithmone per shoket e skuadres, mjaftonte qe skuadra te fitonte. Dua ta theksoj edhe nje here se emocionet te veçanta i kam ndjere tek Vllaznia dhe Elbasani.


– Ndeshja me prekese tek Beselidhja?

Ndeshja me Luftetarin e Gjirokastres kur nuk dolem ne superiore.


– Cili ka qene trajneri me i çmuar per ju dhe pse?

Te gjithe kane rendesine tek çdo ekip dhe çcdo lojtar, por une do te vçoja trajnerin rumun tek ” Gloria” R. Vlad. Ka qene shume i vlefshem per mua, kam mesuar shume nga ai. Nderkohe tek ekipet shqiptare do veçoja te ndjerin Ramazan Ragami, Faruk Sejdinin (tek Shkumbini) A.Canajn si dhe Vasil Bici tek Beselidhja.

– Cilet presdente mund te vleresonit tek ekipet qe keni luajtur?

-Myftar Celen tek Vllaznia, Nikolle Lesin te Beselidhja dhe Arben Lazen te Elbasani.

– Lojtaret me te preferuar tek Beselidhja me te cilet keni luajtur?

Smali, Lika, Sokol Toma, Alert Alcani etj.


– Me famozi tek Beselidhja?

Fehmi Rama.


– Tek ekipet e tjera?

Vioresin Sinanin te Vllaznia dhe “zogun” i Tiranes, Indrit Fortuzin.

– Cilen kombetare boterore pelqeni me shume dhe futbollistin me te dashur per ju?

Argjentinen dhe te ndjerin MARADONA.


– Nje pyetje te fundit per ju Alket: Si e mendoni gjendjen e Beselidhjes sot dhe cili eshte mendimi juaj per te dale ne superiore ajo?

Beselidhja eshte ne nje moment kritik. Por kete vit eshte bere nje pune e mire nga presidenti Noka i cili ka afruar lojtare vendas lezhjane. Mendoj se nje bashkepunim i mire Bashki – Beselidhje – Akademi Brian’s – Shenkoll, dhe Beselidhja me brumin e vet del ne superiore!


– Faleminderit Kruja, suksese ne punen tuaj…

Faleminderit juve!
Intervistoi: Engjell Gjolaj