Chievo ka marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Lazio-s, e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian.

Një rezultat ky që i ka kushtuar vendin e katërt skuadrës së Thomas Strkosha-s, që tani mbahet nga Milan-i.

Takimi i luajtur në “Bentegodi” është zhbllokuar në minutën e 25-të me një gol të Pellissier, teksa asisti është dhënë nga ish-milanisti Birsa.

Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 66-të me Ciro Immobile, që ka barazuar rezultatin dhe ka shënuar golin e tij të nëntë në kampionat, një më pak se Ronaldo dhe Piatek, dy kryesuesit e renditjes së golashënuesve.

Minutat e fundit kanë folur vetëm për miqtë, të cilët kanë kërkuar me ngulm golin, por pa arritur ta gjejnë atë.