Me etapën Tiranë- Shkodër ka startuar sot etapa e parë e kupës “Agim Tafili”, në të cilën marrin pjesë sportistët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit. Ajo nga fillimi e deri në finishin e Parrucës është shoqeruar nga shiu dhe era por megjithatë çiklistët kanë zhvilluar një garë shumë të bukur, por për të përcaktuar fituesit është dashur fotofinishi. Siç dihet, FSHF i organizon garat duke i ndarë pjesmarrësit sipas kategorive, atë Elitë, U23, Junior dhe Kadetë.
Renditja përfundimtare e kësaj etape sipas këtyre kategorive ka qenë kjo:
ELITË
1. Olsion Veliaj (Tirana) 2h09’40”
2. Kristel Sota (Apolonia) + 1″
3. Besmir Banushi (Tirana) + 2″
U23
1. Bruno Kola (Vllaznia) 2h09’40”
2. Astrit Kronaj (Vllaznia) + 1″
3. Marçelo Kola (Vllaznia) + 2″
Juniorë:
1. Alket Tafa (Elbasani) 2h09’40”
2. Samuen Bajrami (Vllaznia) + 1″
3. Ilia Çota (Skënderbeu) + 2″
Kadetë:
1. Anesti Dhimitri (Skënderbeu) 1h47’45”
2. Mateo Balaj (Vllaznia) + 1″
3. Brikeno Baçi (Burreli) + 2″
Siç shikohet edhe nga kjo renditje, çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në tre prej grupmoshave dhe trajneri Leonat Kola është shprehur se ekipi thjesht po bën realitet premtimin e bërë për t’u shpallur fitues i kësaj kupe që zhvillohet në emrin e të madhit Agim Tafili.
© shkodrasport.com