Erzeni dhe Vllaznia dhuruan spektakël në Niko Dovana në ndeshjen që pa të shënoheshin plot 6 gola, 1 i anuluar nga VAR. Dy herë Nonato dhe autogoli i Smajlit në fillim i dhanë fitoren shijakasve që ngjiten në vendin e tretë në renditje. Pas ndeshjes, për mikrofonat e Oversport folën Krasniqi me brazilianët Enck, Nonato dhe Alan.

Krasniqi: “Edhe pse jam bashkë me brazilianët e ekipit në këtë intervistë, unë jam nga Qerreti (qesh…) Jam shumë i lumtur për sakrificën e të gjithë ekipit. Për fitoren shumë të vuajtur. Lojtarët brazilianë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë sepse Erzeni po flet gjuhën braziliane. Uroj të shënojë sa më shumë dhe të ketë një trampolinë shumë të mirë. Ne do të jemi surpriza e kampionatit. Nëse do të jemi për mbijetesë apo për Europë, mbetet për t’u parë. Por do të jemi surpriza e kampionatit”.

Nonato: “Jam shumë i kënaqur për golat. Është një formë shumë e mirë e të gjithë ekipit dhe po shënojmë shumë lojtarë. Përgëzime për të gjithë ekipin që ka sakrifikuar dhe luajtur shumë mirë”.

Enk: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Përballë Balajt, nuk kishim asnjë problem. Vëllai im (Krasniqi) është shumë i fortë dhe ja doli përballë tij”.

Alan: “Ne jemi të gjithë të përqendruar te Erezni, dhe ndoshta në fund të sezonit mund të largohemi. Për momentin të bëjmë maksimumin për Erzenin”.

Europa dhe objektivat personalë, Nonato: “Urimet më të mëdha për tifozët që kanë qenë ndihma më e madhe për Erzenin. Sa i përket objektivave, ne mendojmë vetëm për të fituar dhe të kënaqim tifozët. Sa i përket “Këpucës së Artë”, mendoj se do të jetë një garë e fortë. Unë jam shumë i lumtur që po shënoj. Dua që të shënoj sa më shumë. Nuk mund të dihet akoma kush do të jetë Këpuca e artë sepse ka shumë kandidatë. Të shpresoj të jemi sa më shumë në ndihmë të Erzenit me gola dhe fitore”.