Kane startuar pasditen e sotme garat e Kupes se Shqiperise ne çiklizem, teksa eshte zhvilluar dita e pare e saj sipas te tre kategorive, pikerisht elite dhe U23, juniore dhe kadete. Ne keto gara kane marre pjese edhe çiklistet e Vllaznise te cilet kane bere nje paraqitje shume te mire.

Keshtu, ne kategorine ELITE-U23, ne garen me itinerar Piskupat – Pogradec – Bilisht – Korçë 106. 4 km e gjatë, jane shkeputur 6 çikliste, nder te cilet ka qene edhe ai i Vllaznise Marçelo Kola. Ne finishin e Korçes, me i shpejti ka rezultuar Olsion Veliaj i ekipit te Tiranes e eshte shpallur fitues me kohen 2 ore 40min e 18 sekonda duke lënë në vendin e dytë Marolino Hoxha të Apollonisë dhe ne te tretin Marçelo Kola te Vllaznise.

Ne garen e junioreve, figuren me te mire nga te gjithe e ka bere çiklisti i Vllaznise Flavio Venomi i cili ne fund eshte shpallur edhe fitues me kohen 2 ore 40 min e 23 sekonda dhe ne vendin e dyte vendin e dyte eshte renditur Antonio Kallari i studentit. Duhet permendur fakti se te dy keta çiklist kane garuar me çiklistet e elites dhe ato te moshës 23 vjeçare duke bere nje performance shume te mire.

Me rivalitet eshte zhvilluar edhe gara e kadeteve, por duhet thene se çiklisti shkodran Alesio Kola ka rezultuar i pafat duke pesuar nje rrezim gjate gare dhe me pas edhe dy defekte, çka e kane penalizuar ate ne renditje, ndonese konsiderohej nje nga pretendentet per ta fituar ate.

Gara e kesaj kategorie ka qene ajo me itinerar Piskopat 1 – Korçë, 55 km e gjate etape e cila është kontrolluar nga km i pare e deri ne fund nga 3 çikliste të Tiranës dhe dy të Skenderbeut. Ne finish kane hyre sebashku 3 çikliste te Tiranes, por fitues ka qene Emil Priftaj.

Neser do te zhvillohen garat e dites se dyte dhe te fundit te Kupes se Shqiperise dhe çiklistet e Vllaznise te drejtuar nga trajneri Leonat Kola, padyshim qe do te synojne te tjera arritje.
Gjon GJEKA