Liria e Prizrenit “bie ne dashuri” me futbollistet shkodrane. Pasi ka marre mbrojtesin Arlind Qerpiku dhe mesfushorin Klaudio Leka, ka bere te tijin edhe nje tjeter futbollist nga ky qytet.

Behet fjale per Ervis Currin. Mesfushori 18 vjeçar qe eshte rritur tek Akademia “Djelmnia shkodrane”, ne sezonin e kaluar ka spikatur tek ekipi i te rriturve te Ades, ndonese ne nje moshe shume te re.

Perballja ne menyre dinjitoze ne fushe me futbolliste me te medhenj ne moshe, e ka bindur Currin se mund t’ia dale te provoje te luaje edhe ne nje kampionat tjeter dhe pas nje prove tek Liria, i ka bindur te gjithe per aftesite e tij.

Si rrjedhoje klubi prizrenas i ka ofruar kontrate dhe ajo tashme eshte firmosur. Çka do te thote se Ervis Curri te pakten per sezonin e ardhshem do te jete pjese e kesaj skuadre qe merr pjese ne Ligen e pare kosovare.

Liria ne sezonin e ri do te kete pretendime ambicioze per t’u ngjitur ne Superlige dhe si rrjedhoje, do te mbeshtetet fort edhe tek treshja e futbollisteve shkodrane, Leka- Qerpiku- Curri./SHKODRA-SPORT.COM/