Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook-un e tij, ku ndër të tjera bëri me dije se merr fund çdo masë shtrënguese në kuadër të parandalimit të përhapjes së Coronavirusit.

I pari i qeverisë i hapi rrugën rifillimit të futbollit dhe kësisoj në datën 3 qershor do të zhvillohet java e 27-të e Superiores. Në komunikimin e tij në kanalin zyrtar, Rama u shpreh: ““Kjo është java e fundit e kufizimeve, me përjashtim të aktiviteve sportive, ku ende do të mungojnë tifozët”, tha kryeministri.

Ditën e djeshme, thuajse gjitha skuadrat kanë zbritur në fushë ku kanë provuar forcat e tyre përmes ndeshjeve miqësore. Federata Shqiptare e Futbollit ishte në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, por siç shihet është vetë kryeministri që ka ndezur dritën jeshile për të rinisur kampionati.

Ditën e djeshme u luajtën plot 10 miqësore e në këto kushte s’mbetej gjë tjetër veçse të jepej përgjigje pozitive për të rinisur zyrtarisht./newsport/