Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE"Çmendet" Sindrit Guri. Ja çfarë i ka bërë sot ai Partizanit

“Çmendet” Sindrit Guri. Ja çfarë i ka bërë sot ai Partizanit

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri tashmë nuk është më risi që është shndërruar në një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.

Për të mos thënë më i miri. 24 vjeçari po kalon një moment të shkëlqyer dhe këtë e ka konfirmuar edhe sot në ndeshjen e shumëpritur ndaj Partizanit.

Shkodrani ka shënuar plot 3 herë në portën e kuqe duke ndihmuar Kukësin të arrijë fitoren e thellë 4-0 dhe të konsolidojë pozitat e tij në vendin e dytë në renditje.

Në pjesën e parë Guri ka shënuar dy herë me kokë, një nga specialitet e tij.

Ndërsa në të dytën, ka shënuar një super-gol nga goditja e dënimit teksa ka lënë të shtangur portierin Hoxha.

Këto gola dhe këto paraqitje padyshim që do ta ndihmojnë këtë sulmues që edhe në merkaton e kësaj vere të jetë në qendër të vëmendjes dhe duket e sigurtë se do të largohet nga Shqipëria.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments