Ndeshja e shumëpritur në mes Veleçikut dhe Vorës po afron dhe në Koplik kjo sfidë po pritet me shumë interes.
Grupimi i tifozëve ultras të Veleçikut ka njoftuar se do të mblidhen në orën 15.00, pra një orë para nisjes së sfidës dhe u kanë bërë thirrje edhe tifozëve të tjerë për t’iu bashkuar atyre.
Njëkohësisht, ata kanë bërë thirrje edhe për të bërë kujdes dhe për t’iu shmangur provokimeve që mund të bëjnë kundërshtarët.
Diferenca gjashtë pikë në mes këtyre dy skuadrave, në favor të Vorës që kryeson, e zbeh disi rëndësinë e ndeshjes por në Koplik duan ta fitojnë me çdo kusht këtë sfidë.
Edhe për t’iu thënë rivalëve të tyre se Veleçiku e meriton ngjitjen në kategorinë e parë.
Kjo ngaqë në ndeshjen e fazës së parë në Vorë, vendasit kanë ushtruar dhunë ndaj miqve dhe po ashtu edhe gjyqtari ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
© shkodrasport.com