Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREÇmenduria e Parmës, rrit me 600% çmimet e biletave për ndeshjen ndaj...

Çmenduria e Parmës, rrit me 600% çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit

Transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi, ka rritur ndjeshëm shikueshmërinë e Serisë A. Edhe klubet rivale po e shfrytëzojnë këtë fakt.

Klubi i Parës, e ka tepruar disi teksa ka vendosur të rrisë në mënyrë drastike çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit që do të zhvillohet në datën 2 shtator, e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.

Nga 25 euro që kushtojnë normalisht, ndaj Juventusit bileta do të kushtojë 178 euro duke u rritur me 600 %.

Ndërsa një abonim vjetor në stadium kushton 190 euro. Tifozëve iu intereson më shumë të bëjnë abonimin vjetor se sa të sigurojnë një biletë për ndeshjen ndaj Juves.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments