Diten e djeshme Basania ka luajtur ndeshjen e rradhes te vlefshme per kampionatin e kategorise se trete, ate ndaj ekipit KF Çerma e cila eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1. Drejtuesit e Basanias perpos faktit qe kane patur verejtje te medha per arbitrimin e ndeshjes (11-metersh i dhene per kundershtari krejt i paqene dhe nje 11-metersh i mohuar per ta), duket se kane patur verejtje edhe per kundershtari.

Pikerisht per kete arsye, diten e sotme permes faqes zyrtare te saj, Basania FC ka evidentuar kete fakt duke akuzuar drejtuesit e KF Çerma per nje sjelle aspak dinjitoze. Ja reagimi i plote:

Reagim, “Post Ndeshje”

Basania Football Club po bën 3 vite nga krijimi i saj. Veç pjesëmarrjes së rregullt në Ligën Rajonale në kto vite, në sezonin e kaluar me U 15 në kategorinë superiore dhe me U 17 & U 19 në kategorinë e parë kemi organizuar me dhjetra ndeshje në fushën tonë pa llogaritur edhe ndeshjet jashtë fushës dhe fazat Play-Off për kualifikueset e kategorive përkatëse.

Basania FC gjithmonë, në çdo rast është shquar për Fair Play dhe asnjëherë objekt i Komisionit të Disiplinës, si për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve e po ashtu edhe për qytetarinë e skuadrave dhe stafeve.

Njohim tashmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse në kategorinë e tretë ku militojmë për herë të parë këtë vit. KF Çerma ishte nga ato ekipe që gëzonte respektin tonë për cilësinë e skuadrës dhe organizim-investimin.

Me keqardhje dje në ndeshjen kundër KF Çermës, konstatuam fytyrën tjetër të këtij klubi futbolli. Prandaj shkurtimisht, vetëm dy fjalë: “Keni gabuar shumë, me gjithçka kishit gatuar dje, nuk ju nderon e as nuk ju ndihmon”

Gjithmonë Fair-Play & Qytetari. Basania FC