Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREÇmenduria me kartopecetën që fshiu lotët Leo Mesi, nxirret në ankand për...

Çmenduria me kartopecetën që fshiu lotët Leo Mesi, nxirret në ankand për shumën marramendëse

Nuk kanë fund çmenduritë, teksa protagonist është gjithmonë ai… Leo Mesi. E besoni apo jo, por kartopeceta, që fshiu lotët ylli argjentinas, gjatë konferencës të lamtumirës me Barcelonën, është nxjerrë në ankand, për shifrën marramendëse… 1 milionë dollarë.

Lajmin për shitjen e saj e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Një nga fansat e yllit argjentinas donte që të përfitonte nga shitja e kartopecetës, të cilën “Pleshti” e la mbi tavolinën ku ishin vendosur mikrofonat.

Personi në fjalë e ka marrë pecetën dhe e ka nxjerrë në shitje dhe kërkon të përfitojë plot 1 milionë dollar.

Vlen të theksohet fakti, se kartopecetën Mesit, gjatë konferencës për shtyp, ja dorëzoi bashkëshortja e tij Antonela.

Në përshkrimin e produktit thuhet se kartopeceta përmban materialin gjenetik të Mesit dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin. Gjithashtu thuhet se ajo është e rrudhosur, por në gjendje të mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments